May 23, 2022
Portali Shprehja

Rasti “Perandoria”, gjykime të tjera për Kamçevin

Orce Kamçev, megjithatë, nuk mund të shpëtojë nga procedura e mundshme gjyqësore ndaj tij për rastin “Perandoria”, njofton “Alsat” nga burime në Prokurori.

Ai e ka pranuar fajësinë vetëm për një nga pesë veprat penale për të cilat akuzohet, pra shpërdorim detyre për periudhën deri në vitin 2009. Hetimi i hapur nga PSP-ja në nëntor të 2018 njoftoi edhe për katër vepra të tjera të kryera penale– “Bashkim kriminel”, “Dëmtimi ose privilegjimi i kreditorëve”, “Mashtrim” dhe “Pastrim parash”, vepra për të cilat dyshohet se janë kryer para dhe pas vitit 2009. Hetimi aktualisht është zgjeruar, por nuk dihet saktësisht se cilat vepra penale i ngarkohen Kamçevit.

Tact Watches

Burime nga Prokuroria bëjnë të ditur se Kamçevit do t’i paraqiten provat për vepra e tjera penale për të cilat ai nuk ka qenë dakord. Nga Prokuroria për “Alsat” konfirmojnë se vazhdon procedura ndaj Kamçevit në rastin “Perandoria” për veprat për të cilat nuk ka ujdi.

“Për momentin rrjedhin afatet, në të cilat në pajtim me ligjin, të akuzuarit dhe pala mbrojtëse kanë të drejtë të shqyrtojnë provat dhe propozimin e dëshmive. Pas përfundimit të këtyre afateve, prokurori i lëndës do të marrë vendim nëse do të ketë akt akuzë, kundër ndaj sa personave dhe për cilat vepra penale”, thonë nga Prokuroria

Procedura është e njëjtë edhe për partnerin afarist të Kamçevit, Nenad Josifoviq, i cili është pajtuar për veprën penale “Pastrim parash”. Rasti “Perandoria” është para akuzës. Këtë e ka konfirmuar së fundmi prokurorja Lile Stefanova e cila është duke punuar në hetime. Prokuroria tashmë ka dërguar njoftim për të gjithë të dyshuarit për hetimin e kryer dhe varësisht nga pranimi i atij dokumenti, i dyshuari ka 15 ditë kohë për të dorëzuar provat. Pas këtij afati, Prokuroria do të vendosë nëse do të kërkojë gjykim për rastin në fjalë. /Alsat/

.

Të Ngjajshme

Verstapen fiton në Barcelonë, dështon makina e Leklerkut

Si mendoni, a duhet të ushqehemi me ushqime tradicionale për një trup në formë të shkëlqyer?

Anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO me ndikim edhe në Ballkan

admin

Leave a Comment