5.1 C
Skopje
December 11, 2019
Informacione Vendi

RDK e Vesel Memedit gati për zgjedhjet, del me slloganin e saj

Në katër vitet e fundit të veprimtarisë së saj, Rilindja Demokratike Kombëtare kaloi nëpër turbulenca të papara të veprimtarisë së saj, që nga ekzistenca e saj në vitin 2011. Historia është dëshmitare se subjektet tjera politike që janë ballafaquar me turbulenca dhe goditje të kësaj natyre, nuk kanë mund ti shpëtojnë eliminimit të tërrësishëm nga skena politike. Rilindja Demokratike Kombëtare e kësaj periudhe kohore, e udhëhequr nga kryetari i saj Vesel Memedi, jo vetëm që përballoi të gjitha këto turbulenca dhe goditje, por la gjurmë të pashlyeshme në organizimin politik dhe shoqëror në vend.

Nuk ka dilemë që këto turbulenca dhe goditje ndikuan që Kongresi i dytë të shtyhej për një kohë të pacaktuar, por pas angazhimeve dhe aktiviteteve për ristrukturim të degëve dhe nëndegëve të partisë, Rilindja Demokratike Kombëtare është e përgatitur dhe mirë e organizuar që të organizojë kongresin e dytë partiak. Ky kongres është caktuar që të mbahet më datë 15 dhjetor 2019 në Double Tree by Hilton, në Shkup, me moton e kongresit – “Në vijën e të parëve.” Nga ky kongres pritet që të dalin edhe organet e reja të partisë të zgjedhura në mënyrë demokratike, zgjedhja e kryetarit të ri të partisë, Kuvendit qëndror, dhe organeve tjera partiake.

Motoja e Kongresit – “Në vijën e të parëve,” përbën përmbledhjen më të mirë të kërkimit të emëruesit të përbashkët të këtij Kongresi, se ideali ynë i kamotshëm për tu bërë zot i fatit tone, do të jetë udhërëfyesi ynë në periudhën që pason. Nëpërmes këtij manifestimi të rëndësishëm politik për të rimëkëmbur një rrugë të gjatë politike dhe kombëtare të filluar shumë dekada më parë nga shumë idealistë të gjeneratave para nesh, do të dëshmojmë se vija jonë ngelën e palëkundur në dhënien e kontributit për komb dhe fe. Rilindja Demokratike Kombëtare nëpërmjet Kongresit të saj të dytë synon të çojë përpara amanetin e rilindasve, duke synuar të realizojë objektivat e ngelura të të parëve tanë, barazinë dhe drejtësinë, duke patur parasysh se tanimë synimi i lirisë është i absolvuar. Nuk ka dilemë se ndodhemi në një kohë të sfidave dhe paradokseve të mëdha, por këto dy objektiva të të parëve tanë – barazia dhe drejtësia, do të vazhdojnë të jenë preokupim i gjeneratave të reja, dhe i këtij Kongresi të dytë të RDK-së.

evn

Artikuj të ngajshëm

Para 3 ditësh u takua me politikanë kosovarë, Gjuriq nuk ndalet: E quan UÇK-në terroriste, përmend Thaçin e Veselin

shprehja

BDI-ja diskuton dokumentet strategjike programore në prag të kongresit

shprehja

Grubi: Absurde është të diskutosh me tre maqedonas të drejtën e dhënë nga Zoti për të folur shqip

shprehja