August 14, 2022
Portali Shprehja

Reagime për deklaratën e Ministres së kulturës

Gazetare: Ajnur Bafqari 

Vijojnë përplasjet pushtet-opozitë rreth deklaratës së Ministres së Kulturës të dhënë pak ditë më parë, se autorët në të ardhmen duhet të botojnë përmbajtje më argëtuese për publikun dhe jo t’i kthejë ata prapa në kohëra të zymta.

Këtë deklaratë opozita e cilëson skandaloze dhe cenzurë të heshtur ndaj krijimtarisë maqedonase. Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski, theksoi se me këtë deklaratë ministrja qartë dhe zëshëm e konfirmon frikën e qytetarëve, se marrëveshjet që kjo qeveri i bën me Bullgarinë, çojnë drejt asimilimit.

“Ministrja e Kulturës mes rreshtave tha se çfarë përmban dhe çfarë parasheh Protokolli me të cilin u pajtuan qeveria e LSDM-së me Bullgarinë. Të gjitha ato vepra që do të përpunojnë përmbajtje e cila sipas palës bullgare vlerësohet si gjuhë e urrejtjes, nuk do të mbështetet me mjetet e shtetit. Domethënë, ajo thotë se duhet të jemi të vetëdijshëm se duhet të ecim përpara. Duhet të lirohemi. Historia nuk duhet të jetë më burg për ne. Këtë e thotë ministrja e kulturës e LSDM-së”, tha Dimçe Arsovski, Zëdhënës I VMRO-DPMNE-së.

Zëdhënësja e LSDM-së ndërkaq theksoi se bëhet fjalë për një interpretim arbitrar të deklaratës së saj nga partia opozitare. Ajo nënvizoi se politikat e zbatuara në kulturë inkurajojnë lirinë e shprehjes artistike.

“VMRO-DPMNE është parti e cila lustronte artisë, shkrimtarë si Sllavko Janevski, ndërsa të madhin Bllazhe Koneski e quante ‘xhuxhi nga Nebregova,… Projektet në kulturë janë ato që e nxisin lirinë e artistëve dhe ato vepra e projekte flasin vetë për veten”, u shpreh Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së.

E pyetur nëse mund të censurohen veprat të cilat nuk do të jenë në vijë me rregulltat për shmangien e gjuhës së urrejtjes sic parashikon Marrëveshja me Bullgarinë, Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska, në një intervistë për “Zërin e Amerikës” deklaroi kështu…

“Lirisht le të krijojnë. Por të krijohet në frymën e asaj që do ta disponojë popullin dhe publikun. Jo diçka që përsëri do ta kthejë popullin mbrapa, drejt kohërave të errëta, ku me të vërtetë nuk pamë asgjë të mirë“, tha Bisera Kostadinovska Stojçevska, Ministre e Kulturës.

Lidhur me këtë deklaratë kanë reaguar edhe disa artistë. Por Ministrja e Kulturës në mënyrë shtesë sqaroi se asnjë projekt nuk do të censurohet për aq kohë sa do të jetë në krye të dikasterit të kulturës./Alsat.mk

.

Të Ngjajshme

Kasami: BDI mundohet që tetovarët t’i mashtrojë me koncerte!

admin

Si të përgatisni reçel me kajsi të sinës në shtepi

Ahmeti takoi veteranët e BDI-së

admin

Leave a Comment