Liverpool-Real Madrid do të takohen në finale për herë të tretë në historinë e tyre. Dhe ky është një rekord absolut në historinë e Champions League. Deri tani një fitore e të kuqve për të siguruar Kupën e Kampionëve 1981.
Ironi e fatit pikërisht në Paris, shtëpia e finales së 2022, edhe pse në “Parces de Princes” dhe jo në “Stade de France”, vendi i zgjedhur për këtë edicion pasi Moskes per shkak te konfliktit iu hoq.
Ndeshja mbaroi 1-0 me golin e Alan Kenedit. Ndryshe ishte skenari në vitin 2018 në Kiev: ishin blancos ata që festuan me 3-1 me dy protagonistë të mëdhenj, pikërisht Gareth Bale, autor i një dygoleshi dhe mbi të gjitha Loris Karius, kok turku për të kuqtë me dy gabime të bujshme.
Mohamed Salah ka plotësuar dëshiren e tij: do të ketë një revansh me Real Madridin. Egjiptiani, kujtojmë, në vitin 2018 u detyrua të largohej nga fusha pas gjysmë ore lojë pas një ndërhyrjeje faull dhe të rrezikshme të Sergio Ramos.
Të dy kishin një kontrast në pretendimin për një top, me rrëzimin e mbrojtësit spanjoll, duke tërhequr zvarrë sulmuesin me vete. Duke shkaktuar një mavijosje të rëndë në shpatullën e majtë. “Kemi një llogari për të larë” është postimi i egjiptianit pak minuta pas përfundimit të ndeshjes në Bernabeu…
We have a score to settle. pic.twitter.com/MWxfhIIW78
— Mohamed Salah (@MoSalah) May 4, 2022
.