Real Madrid e vendos në shitje lojtarin e shumëkërkuar

El Confidencial raporton se Real Madrid ka vendosur të nxjerrë në treg mesfushorin kolumbian në afatin kalimar veror, përcjell lajmi.net.

Lojtari do të jetë i lirë të negociojë për të gjetur skuadër, por edhe Real Madrid do të shqyrtojë ofertat më të mira.

28 vjeçari ka qenë i kërkuar me ngulm nga Napoli verën e kaluar, kur këtë skuadër e drejtonte Carlo Ancelotti, pa harruar të përmenden edhe disa oferta nga Premierliga.

Serie A, por edhe Premierliga shihen si destinacionet më të mundshme për James, që në të kaluarën ka veshur edhe fanellën e Bayern Munich, Porto dhe Monaco.

Pikërisht nga Monaco, lojtari në vitin 2014 ishte transferuar te Real Madrid. për 80 milionë euro./Lajmi.net/

Të ngjajshme

Premierliga ndryshon sërish përfundimin e afatit kalimtar të verës

shprehja

Bartomeu i cakton objektivat trajnerit Setien – rrit menjëherë presionin për të

shprehja

Valencia 1:3 Real Madrid, notat e lojtarëve

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë