May 28, 2022
Portali Shprehja

Real Madrid, ja shuma marramendëse që do të përfitojnë lojtarët për Champions-in

Real Madrid po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm. Los Blancos kanë fituar titullin në La Liga dhe më 28 maj do të kenë mundësinë të fitojnë edhe Champions League në finalen kundër Liverpool-it.

Një fitore që do të pasuronte llogaritë bankare të lojtarëve madrilenë. Mundo Deportivo ka publikuar një raport të bonuseve që futbollistët do të përfitonin në rast të fitores së kampionatit dhe Champions-it.

Tact Watches

Secili nga lojtarët ka përfituar 500 mijë euro për triumfin në La Liga dhe mund të fitojnë 800 mijë euro të tjera në rast të një triumfi në Champions, për një total prej 1.3 milionë eurosh.

Trajneri Carlo Ancelotti do të përfitojë 1 milionë euro nëse do të arrijë të ngrejë në qiell kupën me veshët e mëdhenj 28 majin e ardhshëm.

.

Të Ngjajshme

Zbardhet fjalimi motivues i Ancelottit te Real Madridi para finales së Champions-it

admin

Pasi e përdori për t’u zgjedhur president, e flaku. Tani e quan skllav të parave, Messit i ikën truri nga Laporta: Qepe gojën!

admin

Finalja e 19 viteve më parë… Milan-Juventus dhe “festivali” i gabimeve nga pika e bardhë (pamjet)

admin

Leave a Comment