Një popull, një komb, një ekip. Dikur Real Madridi ishte vetëm kaq, por jo më. Autenticiteti nuk jeton më në Santiago Bernabeu ku dikur baza e fortë e ‘Casa Real’ ishte spanjoll, ose ne disa raste kastilian. Pas asaj që ndodhi dje në Nuevo Estadio de la Ceramica, kundër Villarrealit, shumë për të mos thene gjithçka, ka ndryshuar.
Real Madrid ka futur në fushë për herë të parë pas 121 vitesh dhe 4436 ndeshjesh zyrtare një formacion pa as një lojtar spanjoll. Dhe, ndoshta për shkak të një kthese të çuditshme të fatit, humbi (2-1).
Fillimisht Carlo Ancelotti u mbështet te Courtois (Belgjikë) në portë; përballë tij në mbrojtje Eder Militao (Brazil), Ruediger (Gjermani), Alaba (Austri), Mendy (Francë). Në mesfushë luajtën Kroos (Gjermani), Tchouameni (Francë) dhe Modric (Kroaci), pas sulmuesve Valverde (Uruguai), Benzema (Francë) dhe Vinicius Junior (Brazil).
Spanjolli i parë që doli në fushë ishte Lucas Vazquez, pas 64 minutash lojë, i ndjekur nga Asensio, i cili gjeti vend në ekip në 8′ nga 90′. Dhe, per me teper, njeri nga te dy do te largohet ne fund te sezonit…
.