December 5, 2022
Portali Shprehja

Real Madridi është vënë në “gjah” pas sulmuesit të Napolit

Sipas mediave në Itali, Real Madridi  është vënë pas yllit të Napolit, Viktor Osimhen. Me tetë gola në Serie A këtë vit, Osimhen është në prag të sezonit të pestë radhazi me gola dyshifrorë.

Sipas të përditshmes “Calciomercato”, Real Madridi është i etur për bindur atë që të kalojë në “Santiago bernabeu, pasi humbi Kylian Mbappen verën e kaluar. “Los Blancos” tashmë kanë filluar bisedimet me përfaqësuesit e tij, por ende nuk ka diçka konkrete.

Besohet se Napoli do ta linte Osimhenin të largohet vetëm për një shumë mbi 120 milionë euro, pasi ka edhe skuadra të tjera të interesuara. Në këtë garë janë edhe Çellsi, Man. Junajted, Man. Siti dhe PSZH.

 

.

Të Ngjajshme

Gjermania do të ketë më shumë pleq në vitin 2070

Korea e Veriut ekzekuton dy adoleshentë të cilët shikonin dhe shisnin filma nga Koreja e Jugut

Historia e evolucionit njerëzor filloi në Afrikë 7 milionë vjet më parë

Leave a Comment