January 23, 2021
Portali Shprehja

Real shtyn merkaton e ëndrrave për vitin tjetër, ja kush do të jenë “galaktikët” e rinj

Nuk ka rëndësi nëse quhesh Real Madrid dhe je klubi me më shumë trofe në botë, Covid-19 ka goditur edhe financat e merengues.

Klubi spanjoll nuk do të mund t’i lejojë vetes, ashtu siç mund ta bëjnë as klubet e tjerë, investime të mëdha për sezonin e ri.

Objektivi do të jetë që të kursehet, duke kërkuar që të pasurohet koleksioni i trofeve me të cilët Real-i ka mësuar tifozët e tij.

Dhe sezonin e ardhshëm do të kthehet të mendojë për të përforcuar ekipin me emra të rëndësishëm, duke parë se mundetë nuk i mungojnë Florentino Perez-it.

Sipas Marca-s, Real madrid ka vënë në shënjestër Mbappe, Haland dhe Pogba, por të tre do të jenë objektiva të mëdhenj për merkaton e vitit 2021.

Nëse spanjollët do të arrijnë t’i realizojnë këto blerje, atëherë do të mund të flasim për një ekip të video-lojërash.

Megjithatë, Zidane do të duhet të punojë me materialin që kishte në dispozicion edhe në muajt e kaluar.

.

Të Ngjajshme

Video: Thuram rikthehet me gol, Dortmundi në tapet

admin

E KRYER: “Faraoni” El Shaarawy kthehet në Serie A dhe i jep fund aventurës në Kinë! Nesër vizitat

admin

Video: Dortmundi në krizë, Mönchengladbach i jep leksione futbolli

admin

Leave a Comment