December 5, 2022
Portali Shprehja

Reali me dy mungesa të mëdha ndaj Rajo Valejkanos

Karim Benzema dhe Antonio Rudiger janë në dyshime për ndeshjen ndaj Rajo Valejkanon. Skuadra madrilene do të luajë në udhëtim ndaj Valejkanos, ku do të kërkojë vazhdimin e serisë pozitive në La Liga.

Sipas të përditshmes spanjolle ‘AS’, ‘Mbretërit’ mund të jenë në këtë takim pa dyshen Benzema dhe Rudiger. Qendërmbrojtësi gjerman vuan nga një mbingarkesë në ijë dhe nuk arriti të stërvitet në fundjavë me pjesën tjetër të grupit madrilen. Andaj sulmuesin francez bëri stërvitje vetëm në palestër dhe jo me pjesën tjetër të ekipit.

Mbetet të shihet nëse ‘Los Blancos’ udhëtojnë pa këtë dyshe në ndeshjen e nesërme, që fillon në orën 21:00.

.

Të Ngjajshme

Çfarë mund të blejë Kristiano Ronaldo me rrogën te klubi i ri

​Samiti i BE në Tiranë/ Këshilli Evropian zbardh temat e diskutimit dhe agjendën zyrtare

Mediat spanjolle: Ronaldo te Al-Nassr nga 1 janari

Leave a Comment