August 11, 2022
Portali Shprehja

“Referendumi”, Mickoski dhe Pendarovski në linjë të njëjtë

Gazetar: Lluka Andreev

VMRO-DPMNE-ja opozitare i jep mbështetje presidentit Pendarovski për propozimin se si duhet të tingëllojë propozim-pyetja për referendumin eventual për rrugën e integrimit evropian të vendit me propozimin e pranuar francez. Duke komentuar mundësinë e referendumit, Pendarovski për të përjavshmen “Fokus” thotë se vetë referendumi është mjet legjitim demokratik, por shton se korniza e negociatave nuk mund të ndryshohet më.

“Me sa kuptoj unë, pyetja nuk do të jetë për ndryshimet kushtetuese, por do të jetë për marrëveshjen dypalëshe me Bullgarinë dhe pse hyn brenda. Nëse dikush nuk e kupton që kjo marrëveshje dypalëshe, por edhe me Greqinë, është boshti përgjatë të cilit ne vazhdojmë drejt Evropës dhe dëshiron që ajo të mos jetë, është më e udhës që pyetja e referendumit të jetë: “A doni të shkoni në BE, me këto kushte?”. Pa përmendur marrëveshje, pika… Opozita të dalë me një formulim të sinqertë dhe nëse është kjo pyetja, të gjitha partitë të shkojnë në referendum, jo të bojkotojnë”, deklaroi Stevo Pendarovski – kryetar.

Ky qëndrim i kryetarit të shtetit ka hasur në miratimin e nismëtarit të deklaratës eventuale për referendumin, përkatësisht kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

“Pas një kohe të gjatë, për herë të parë, mund të jemi në të njëjtën linjë me Pendarovskin dhe në atë drejtim po mendoj të dal me formulim të pyetjes para Komitetit Ekzekutiv, por edhe para qytetarëve dhe pres që Pendarovski pastaj t’i thërrasë partitë e tjera politike në Maqedoni, nëse kjo është thelbi i çështjes, të dalin në referendum”, u shpreh Hristijan Mickoski – kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Nga ana tjetër, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, bëri me dije se është herët të komentohet për referendumin e mundshëm dhe aktualisht nuk ka materiale për të cilat mund të prononcohet. Sipas tij, opozita flet për situatë hipotetike./Alsat.mk

.

Të Ngjajshme

Gjobiten 187 shoferë në Shkup, 69 për vozitje të shpejtë

Në Tabanoc dhe Bogorodicë për dalje nga vendi pritet rreth 30 minuta

Karantinë dhe izolim, KSI me rekomandime për rastet me linë e majmunit në Maqedoni

admin

Leave a Comment