May 12, 2021
Portali Shprehja

Regjistrimi, bie dukshëm interesimi i diasporës

Pas shtyrjes së regjistrimit të popullsisë rezidente për në shtator dukshëm ka filluar të ulet interesimi i regjistrimit të diasporës. Nëse gjatë marsit, për çdo ditë regjistroheshin mijëra mërgimtarë, nga fillimi i këtij muaji çdo ditë në diasporë vetë regjistrohen vetëm disa qindra persona në ditë. Nga 1 deri në 20 prill janë regjistruar vetëm 11.129 mërgimtarë. Numri i përgjithshëm i të vetë regjistruarve në diasporë ka arritur  në 188.017. Drejtori i Entit  Shtetëror të Statistikave Apostoll Simovski, në programin 200 në Alsat, tha se procesi rrjedh më ngadalë, por se vetë regjistrimi vazhdon pa probleme.

Ky proces vazhdon, po është fakt se ritmi pak është ngadalësuar… Ajo që është e mundur dhe që është reale ta presim, se disa njerëz që kanë qëlluar në këtë periudhë jashtë vendit, por nuk kanë për qëllim që të mbesin atje, ndërsa janë vetë regjistruar duke menduar se do regjistrohen dy herë, edhe kur do të kthehen në vend, ata do të jenë pjesë e regjistrimit të rregullt, e do të pastrohen nga vetë regjistrimi. Nuk besoj se do të jenë numër i madh i atyre personave, por do të jenë të regjistruar këtu në vend”, tha Apostol Simovski, Drejtor i Entit të Statistikave.

Simovski tha se edhe më tej, numri më i madh i atyre që vet regjistrohen në diasporë, janë nga Zvicra, Gjermania dhe Italia, ndërsa më i ulët në SHBA, Kanada dhe Australi. Kreu i Entit Shtetëror të Statistikave shprehet i bindur se regjistrimi do të realizohet, pasi tani të gjitha partitë më të mëdha politike në vend e kanë pranuar regjistrimin dhe metodologjinë për zbatimin e tij. Pas kundërshtimeve të VMRO-DPMNE-së që regjistrimi i popullsisë rezidente të zhvillohet në prill, u vendos që procesi të realizohet nga 5 deri më 30 shtator. Ndërsa deri atëherë mërgimtarët mund të vazhdojnë të vetë regjistrohen.

Mefail Ismaili

.

Të Ngjajshme

Komitet për bashkëpunim ekonomik mes RMV-së dhe Greqisë

admin

Qytetarët: Veprimi i Artan Grubit, për pikë politike!

admin

Regjistrohen 16 viktima dhe 150 raste të reja me Covid-19

admin

Leave a Comment