December 6, 2020
Portali Shprehja

Regjistrohet fëmija i parë me Covid-19 në çerdhen e Shkupit

Ndërkohë është regjistruar edhe rasti me covid-19 tek një fëmijë 1 vjeçar në çerdhen “13 nëntori” në komunën Qendër në Shkup. Siç bëhet e ditur fëmija ka qenë në çerdhe vetëm ditën e parë të hapjes dhe ka qëndruar në objekt për rreth një orë. Nga çerdhja kanë bërë të ditur se fëmija më nuk është sjell në përkujdesjen e personelit pasi ishin njoftuar nga prindërit e tij nuk është ndjerë mirë. Pas testit të kryer, fëmija dhe prindërit e tij kanë rezultuar pozitiv me covid-19. Shërbimet mjekësore të hënën kanë zhvilluar anketë epidemiologjike me ç’rast është vendosur që fëmijët e tjerë ku ka qëndruar i infektuari dhe punonjëset të vetizolohen.

 

“Mbrëmë më datë 14 shtator në orën 16 çerdhja është informuar nga ana e prindërve të fëmijës se bashkë me familjen edhe fëmija ka rezultuar pozitiv në testin për viruskorona dhe për këtë arsye nuk do të sillet më në çerdhe. Në bazë të udhëzimeve të institucioneve shëndetësore, shërbimit epidemiologjik  përkatës, është vendosur në izolim i gjithë grupi ku ndodhej fëmija si dhe edukatoret e këtij grupi, pra dy të punësuar, siç përcaktohet në protokoll. Është bërë dezinfektim i jashtëzakonshëm i çerdhes. Ne si Qeveri kur i sjellim vendimet jemi të vetëdijshëm për rreziqet që mund të  dalin nga gjithë ky proces. Ne nuk kemi për qëllim të shkaktojmë rrezik për askënd. E ndjekim me vëmendje gjendjen dhe kemi për qëllim që të reagojmë me të gjithë pjesëmarrësit në këtë proces zinxhiror duke përfshirë  vendimmarrësit, zbatuesit e këtyre vendimeve dhe shfrytëzuesit e të njëjtave”-theksoi Jagoda Shahpaska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale.

 

Të Ngjajshme

Ekspertët kritikojnë punën e deritanishme të Kuvendit

admin

Deponia në Rusino përsëri përfshihet nga flakët

admin

Rruga “Brigada Maqedono-Kosovare”, e rrezikshme për qytetarët

admin

Leave a Comment