September 28, 2020
Portali Shprehja

Regjistrohet numër i lartë i të shëruarve nga koronavirusi

Pas gjashtë muajsh ndërprerje, ka rinisur funksionimi i sistemit “Termini im”, jo vetëm për rastet urgjente apo të prekurit nga COVID-19, por për të gjithë pacientët. Gjatë mëngjesit në poliklinikën e “8 Shtatorit” janë paraqitur mbi 170 qytetarë, të cilët duhet të realizonin kontrolle shëndetësore. Pacientët që kishin termin të caktuara para pandemisë, do të jenë ndër të parët që to të kontrollohen. Funksionimi i klinikave dhe spitaleve për pranimin e pacientëve do të bëhet sipas të gjitha protokolleve ku përfshihet matja e temperaturës, mbajtja e maskave, kontrolle me orar të caktuar. Qytetarët duhet të tregohen të disiplinuar në respektimin e distancës. Nga njëri kontroll në tjetrin duhet të ketë një hapësirë kohore prej 30 minutash.

Spitali “8 Shtatori”, prej sot do të trajtojë jo më shumë se 55 pacientë. Për momentin në këtë spital janë të shtrirë 24 të infektuar me virus korona, prej të cilëve 4 janë pranuar gjatë mbrëmjes së kaluar, thuhet në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë. Nga numri i përgjithshëm vetëm 2 prej tyre janë të vendosur në aparat për frymëmarrje.

Algoritmi i ri ka bërë që numri i të shëruarve i publikuar sot nga dikasteri i Shëndetësisë të jetë më i larti i regjistruar deri më tani, përkatësisht 368, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve nga COVID-19, në 11525. Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 1665 teste, prej tyre 115 kanë rezultuar pozitivë. Më rastet e reja, numri i të prekurve nga virusikorona në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 14455. Prej tyre 2346 janë raste aktive.

Numri i përgjithshëm i viktimave është 604, përfshirë këtu edhe pacientin 76 vjeçar nga Gostivari që humbi jetën gjatë natës së kaluar. Nga 88 njëri plazme konvaleshente të siguruara na qytetarët që kanë vendosur vullnetarisht të dhurojnë të njëjtën, janë trajtuar 70 persona, ndërsa në dispozicion janë është 16 njësi.

Evi Shkopi

Të Ngjajshme

VMRO-ja kritikon masat e reja ekonomike, Mickoski: Janë masa të një Qeverie mafioze

admin

MPB dhe Prokuroria hetojnë incidentin në spitalin e Kumanovës

admin

Qeveria miratoi pakon e katërt ekonomike, 31 masa në vlerë prej 470 milion euro

admin

Leave a Comment