Skuadra e Lejkersit rikthehet te fitorja, duke mposhtur një skuadër pretendente për titull si Bruklin Nets. Kalifornianët fituan 116-103, sfidë ku shkëlqyen Entoni Dejvis (37 pikë e 18 kërcime) e Lonie Ualker, me 25 pikë. Për Bruklinin u dallua Kevin Durant me 31 pikë, por që mbetën për statistikë.
Zhgënjen sërish skuadra kampione e Golden Stejt Uarriors, që u mund 122-115 nga Memfisi, duke mos fituar ende jashtë fushe këtë sezon. Kerri me 27 pikë dhe Uigins me 26 u përpoqën t’i japin fitoren skuadrës kampione, por pa sukses. Për Memfisin u dallua Sabonis me 26 pikë e 22 kërcime.
Fiton Filadelfia, e cila falë 59 pikëve e 11 këcimeve të Xhoel Embiid-it, mundi 105-98 Juta Xhazin. Ndeshje e mirë edhe për Porter-in, që falë 31 pikëve i dha fitoren Denver Nagetsit ndaj Çikago Bullsit, me shifrat 126-103. Ndërkohë Minesota, falë 30 pikëve të Rasellit dhe 29 të Taunsit, mundi 129-124 Klivlendin jashtë fushe.
NBA – Rezultatet
Nju Jork – Oklahoma, 135-145
Klivlend – Minesota, 124-129
Uashington – Memfis, 102-92
Filadelfia – Juta Xhazz, 105-98
Çikago – Denver, 103-126
Sakramento – Golden Stejt, 122-115
L.A. Lejkers – Bruklin, 116-103
.