March 21, 2023
Portali Shprehja

Remzi Memedi do të jetë deputet i ri nga ASH

Remzi Memedi do të jetë deputet i ri i Aleancës për Shqiptarët në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Memedi vjen në vendin e bashkëpartiakut të tij, Syrija Rashidi i cili dha dorëheqje, për shkak se do të bëhet drejtor i MEPSO-s.

Kuvendi sot në seancën e 106-të konstatoi dorëheqjen e Rashidit.

Seanca do të vazhdojë me marrjen e raportit nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor për verifikimin e mandatit të deputetit të ri.

Të Ngjajshme

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, kërkohet reduktimi i kohës për paraqitjen e provave

Si të zgjidhni problemet e lidhjes Wi-Fi?

Leximi është i mirë për shëndetin tuaj e sidomos para gjumit, por a e dini pse?

Leave a Comment