0.2 C
Skopje
March 5, 2019
Offside

Rënia e lirë e klubit anglez, tani shpresojnë te mrekullia e shekullit

Sunderland ne Premier League, me emra si Fabio Borini dhe Jermain Defoe

Skuadra e Sanderlend ka luajtur prej shumë sezonesh në Premier Ligë dhe deri në sezonin 2016-17, kanë qenë pjesë e elitës angleze. Por në atë sezon, nuk arritën të mbijetonin në Premier Ligë dhe u rrëzuan në Championship, liga e dytë angleze.

Megjithatë, pritej që Sanderlendi të ringrihej menjëherë në Premier Ligë, për shkak të financave të shnëndosha që kishte klubi dhe cilësisë së shumë lojtarëve që arriti të ruajë në kontigjent. Por nuk ndodhi kështu: Klubi u fut në borxhe të majme dhe ishte në prag falimentimi.

Shumë lojtarë u larguan dhe Sanderlendi jo që nuk u ngjit në Premier Ligë, por u rrëzua në League One, kategoria e tretë angleze. Në sezonin aktual, Sanderlendi duket se ka lënë disa vështirësi pas dhe shumë shpejt mendohet se do të rikthehet sërish në elitë.

Stadiumi i Sunderland, “Stadium Of Light”

Aktualisht, Sanderlendi ndodhet në vend të tretë dhe shihet si skuadra favorite për t’u ngjitur në Championship, nga ku më pas do të synojnë dhe rikthimin në Premier Ligë. Në rast se Sanderlendi do t’ia dilte të ngjitej në Premier Ligë brenda dy sezonesh, do të ishte skuadra e vetme në histori që brenda katër sezonesh, rrëzohet nga Premier Liga në League One dhe ngjitet sërish në elitë.

Burimi i artikullit

Artikuj të ngajshëm

Solskjaer “mallkohet” nga dëmtimet, humbet për gjashtë javë sulmuesin

shprehja

“Çfarë po ndodh me Shaqirin?!”, tifozët e kuq i kërkojnë llogari Klopit

shprehja

“Tifozët e Realit të kenë turp!”, shpërthen agjenti i Bejl

shprehja