November 28, 2022
Portali Shprehja

Reperi i njohur rus e vrau veten për të mos shkuar në luftë

Reperi rus Ivan Petunin, i njohur me emrin e tij artistik Walkie, kreu vetëvrasje në Krasnodar për të shmangur rekrutimin, si pjesë e mobilizimit të pjesshëm të rezervistëve të urdhëruar nga Presidenti Vladimir Putin.

Trupi i muzikantit 27-vjeçar u gjet pranë një ndërtese shumëkatëshe në rrugën Kongresnaya në Krasnodar. Para se t’i merrte jetën, ai postoi një video mesazh në kanalin e tij Telegram, i cili më pas u fshi.

Në të, ai shpjegoi se kishte vendosur të merrte një hap të tillë pasi nuk ishte gati të “vriste për asnjë lloj ideali”.

.

Të Ngjajshme

28 Nëntori, flamujt kuq e zi zbukuruan çdo vendbanim ku jetojnë shqiptarët

Donacion, terren sportiv në një shkollë në Ohër

Transportuesit bllokuan udhëkryqin kryesor në Shkup, kërkojnë t’u shlyhet borxhi

Leave a Comment