February 27, 2021
Portali Shprehja

Restoranti ku festoi ditëlindjen Rita Ora dënohet me pezullim pune për 6 muaj

Restoranti ku Rita Ora mbajti ditëlindjen e saj të 30-t, ka evituar humbjen e licencës për shkak se këshilltarët kanë votuar për ta pezulluar atë për gjashtë javë.

Policia metropolitane i kishte kërkuar Knesingtonit dhe Këshillit të Chelseat që t’i merrnin licencën restorantit Casa Cruz në Londrën perëndimore, për shkak të incidentit të shkaktuar nga këngëtarja nga Kosova, në nëntor të vitit të kaluar.

Përfaqësuesit e Ritës kishin ofruar atë kohë 5000 funta për hapjen ilegale të restorantit për të mbajtur festën e ditëlindjes së saj, ndërkohë që ky veprim kishte shkaktuar reagime të shumta.

Rita ishte cilësuar si “egoiste” nga policia për mbajtje të ndejës në kohë pandemie.

E ftuar në festën e saj ishte edhe supermodelja Cara Delevigne.

Mbështetësit e restorantit Casa Cruz kanë kërkuar nga Komiteti që të mos i merret licenca për shkak se ky biznes konsiderohet si një aset i çmueshëm për komunitetin.


Të Ngjajshme

Fytyra e Gentës duket krejt ndryshe në fitnes

admin

Genta Ismajli duket krejt ndryshe në palestër

admin

Për Dafina Zeqirin këto dy javë kanë qenë të gjata, shkak ndërhyrja kirurgjikale

admin

Leave a Comment