July 28, 2021
Portali Shprehja

Revizioni alarmon: Parregullsi gjatë gërryerjes së lëndëve të para minerale!

Tre kompani që kanë koncesione kanë gërryer lëndë të para të mineraleve jashtë kufijve që kanë me lejet për eksploatim. Përveç shkeljeve që nuk kanë vepruar sipas rregullave, ata kanë shkaktuar edhe dëme të mëdha ndaj natyrës. Pyetëm në Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit, sa pëson ambienti jetësor në llogari të interesave të biznesit dhe garës për përfitime sa më të mëdha?

Ne nuk mund të konstatojmë në terren pasi nuk jemi kompetentë, nëse ka hapësira më shumë sesa ajo që është dhënë me koncesion. Por, nëse kjo vërtetë ndodhë kur kemi eksploatim të rërës dhe zhavorrit kemi shkelje të shumta, fillimisht në regjimin hidrologjik, e dyta, shkatërrohet toka bujqësore për të arritur deri te rëra dhe zhavorri”, tha Ana Petrovska, drejtore e ISHMJ.

Eksploatimi i lëndëve të para minerale të maleve jashtë lejes, gjithashtu mund të shkaktojë shkatërrim të mjedisit.

Këto lëndë të para minerale nëpër male, ku rritet sipërfaqja e eksploatimit mund të çojnë deri në prerje të pyllit apo shkatërrimin e stabilitetit, rritjen e erozionit”, theksoi Ana Petrovska, drejtore e ISHMJ.

Enti Shtetëror i Revizionit në raportin e publikuar këto ditë për shfrytëzimin e lëndëve të para minerale, përveç që ka evidentuar se ka pasur gërmime jashtë kufijve të lejuar, ka konstatuar edhe se nga viti 2016 deri në vitin 2020, nuk janë paguar gjysmë milionë euro për kompensime të koncesionit. Për periudhën e njëjtë, revizorët kanë konstatuar se me vonesë janë paguar mbi 11 milionë euro, por Ministria e Ekonomisë nuk ka llogaritur kamatëvonesë për asnjë koncesioner. Pyetëm në Inspektoratin Shtetëror për inspektim teknik pse janë vonuar me kontrollet, por përgjigje paralajmëruan nga dita e hënë, pasi drejtori është në udhëtim zyrtar.

Bojan Stojanovski

.

Të Ngjajshme

Makina me shpejtësi 213km/h në autostradën e Maqedonisë! MPB shqipton 297 dënime për vozitje të shpejtë

admin

Rama dhe Vuçiq sot dhe nesër do të qëndrojnë në Shkup

admin

LSDM dhe PDSH do të bashkëpunojnë në zgjedhjet lokale

admin

Leave a Comment