1 C
Skopje
December 6, 2019
Informacione Vendi

Rexhepi: Domosdoshmëri krijimi i komisionit shtetëror për reformën në drejtësi

Nënkryetari i Lëvizjes BESA, Kastriot Rexhepi nëpërmjet një press konference ka reaguar për “NON-PAPER-in” e lëshuar nga Franca. Rexehepi ka theksuar se është bërë domosdoshmëri propozimi i Lëvizjes BESA për të krijuar një komision shtetëror për reformën në drejtësi, komision ku në formë direkte dhe me të drejtë vendim marrjeje duhet të participojnë edhe ekspertë nga SHBA dhe BE, transmeton TopAlNews.

“Rrugëtimi i Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian sa vjen e vështirësohet dhe kjo jo për fajin e kushteve që vendosen, por më shumë për fajin e kësaj garniture qeveritare e cila ra nga provimi për sa i përket aplikimit të reformave dhe vendosjes të standardeve evropiane në sistemin shtetëror dhe shoqëror. Duke lexuar me vëmendje NON-PAPER-in e lëshuar nga Franca dhe të publikuar në disa media në vend, mund të konstatojmë se megjithëse rrugëtimi për anëtarësim në Bashkimin Evropian është i vështirë por jo edhe i pamundur. Për fat të keq, kjo shumicë qeveritare dështoi në reformimin e shtyllës kyçe në shtet, atë të sistemit gjyqësor. Prandaj edhe njëherë bëhet domosdoshmëri propozimi i Lëvizjes BESA për të krijuar një komision shtetëror për reformën në drejtësi, komision ku në formë direkte dhe me të drejtë vendim marrjeje duhet të participojnë edhe ekspertë nga SHBA dhe BE. Ky komision jo vetëm që do të duhet të kryejë reformën cilësore dhe thelbësore por njëkohësisht duhet të rrumbullaksojë punën e vet, duke e aplikuar edhe VETTING-un e plotë në gjithë instancat si në gjyqësor ashtu edhe në prokurori. Sa i përket shtyllave tjera që kërkohet harmonizim me standardet dhe vlerat evropiane, vlerësojmë se duhet të aplikohet modeli i ngjajshëm si i komisionit shtetëror që përmendëm më lart, pasi që kjo është rruga e vetme e cila garanton se shteti do të ecë përpara duke bërë reforma cilësore dhe thelbësore me ç’rast edhe rrugëtimi drejt Bashkimit Evropian do të jetë më i lehtë dhe më i sigurtë. Tek e fundit, reformat në të gjitha segmentet e shtetit dhe shoqërisë, mbi të gjitha duhet t’i bëjmë për veten tonë dhe të ardhmen e këtij shtetit, por për fat të keq e ripërsërisim edhe njëherë se ashtu si qeveritë e kaluara edhe kjo garniturë qeveritare nuk ka kapacitet për të bartur proceset reformuese, pasi që ata nuk janë ende të gatshëm të pastrojnë rradhët e veta nga krimi, korrupsioni dhe mendësia e vjetër që nuk është në një vijë me standardet dhe vlerat evropiane”, ka përfunduar nënkryetari i Lëvizjes BESA, Kastriot Rexhepi.

Artikuj të ngajshëm

Tetovarët e pësuan keq për xhamat e zi, ja sa gjoja janë shqiptuar gjatë 2019

shprehja

Komuna Qendër e Shkup do të ndajë 800 mijë denarë për Shqipërinë

shprehja

Tusk për “Gardian”: BE bëri gabim të madh, veçmas ndaj Shkupit

shprehja