November 29, 2021
Portali Shprehja

Rexhepi: Paraqitja ime e parë do të jetë të hënën, përmes pres konferencës

Deputeti i Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi përmes një profili privat në Facebook deklaroi se gjatë ditës së hënë do të paraqitet para mediumeve për të sqaruar gjitha paqartësisë rreth mos-prezencës së tij në Kuvend gjatë ditës së djeshme, kur edhe duhej të votohej mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë.

“Të nderuar miq e familjarë pa marë parasysh bindjeve të juaja politike,Ju faleminderit për kujdesin dhe mbështetjen që ma jepni.Në ditën në vijim do të kemi rast që të informoheni më shumë drejt për drejt për gjithë çka. Sa i përket mediumeve dhe interesimit të madh që e kuptoj i informoj që paraqitja ime e parë do të jetë të hënën përmes pres konferencës.Për në fund apeloj deri te udhëheqësia e Lëvizjes Besa që të mos ndërmarrë hapa të përshpejtuara që do të sjell dëm në strukturat dhe aktivistët tanë. Emocionet duhet lënë anash dhe veprimet duhet të bëhen me maturi”, shkruan Rexhepi.

Tact Watches

Të Ngjajshme

Sot takim i ri Zaev-Gashi! A do të arrihet marrëveshje?

admin

Bora mbulon Kodrën e Diellit, bllokohen disa makina

admin

Ndalohet hyrja në Izrael për 14 ditët e ardhshme

admin

Leave a Comment