August 2, 2021
Portali Shprehja

Rezoluta e VMRO-DPMNE-së, ekspertët me qëndrime të ndara

Rezoluta e VMRO-DPMNE-së, sipas ekspertëve politik në vend, përforcon pozitën e Maqedonisë së Veriut ndaj Bullgarisë. Malinka Ristevska-Jordanovska nga Instituti për politika evropiane vlerëson se pas bllokadës nga Bullgaria vendi jonë nuk ka nevojë të bëjë lëshime të mëtejme gjatë negociatave. Ndërsa profesori universitar Zemri Elezi vlerëson se Rezoluta forcon unifikimin partive politike në vend.

Në çdo rast, nevojitej pajtueshmëri politike dhe partiake sa më e gjerë për qëndrimet lidhur me kërkesat e Bullgarisë, pasi Bullgaria ka qëndrim të fortë dhe nuk tërhiqet nga ai qëndrim, nga ana tjetër edhe tek ne dëgjohen mënyra, ide dhe propozime të ndryshme me çka u krijua pasiguri edhe tek qytetarët dhe opinioni lidhur me kompromiset dhe zgjidhjet e mundshme. Kështu që në çdo rast, një konsensus mes partive rreth pozitave të qarta është i dëshiruar dhe është mirë të jetë në formë të rezolutës së Kuvendit -tha Malinka Ristevska Jordanovska, IPE.

Mendoj se kjo rezolutë e VMRO-së si parti opozitare më e madhe në Parlamentin e Maqedonisë nuk është në kuptimin e bllokimit, por është në kuptimin e forcimit dhe përforcimit të Marrëveshjes së nënshkruar Bullgari-Maqedoni për fqinjësi të mirë. Dhe tregon unifikimin dhe unitetin e faktorit politik të Maqedonisë, pozitë dhe opozitë në institucionin më të lartë siç është parlamenti dhe tregon qartë vijat e kuqe se ku është pozicionuar dhe jashtë asaj nuk mund të dalë Maqedonia. Pra këtu kemi të bëjmë me identitetin e popullit maqedonas dhe gjuhës maqedonase. Pra këtu është një rezolutë e cila e përforcon pozicionin e Maqedonisë – deklaroi Zemri Elezi, Profesor universitar.

Mefail Ismaili

.

Të Ngjajshme

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

admin

ASH-AAA: Zaev e Ahmeti ia kanë kaluar Gruevskit për blerjen e veturave luksoze

admin

Qeveria do të ndërrojë makinat! Rreth 2 milion euro për huazimin e makinave të reja

admin

Leave a Comment