December 1, 2020
Portali Shprehja

Rihapen dy nga tre çerdhet ku kishte edukatore të infektuara me koronavirus

Pos tre edukatoreve të infektuara me COVID-19, nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale thonë se deri tani nuk janë paraqitur raste të reja. Fëmijët për të cilët kujdesej edukatorja  e infektuar në çerdhen “Majski Cvet” në Manastir, janë vendosur në izolim shtëpiak dhe janë në vëzhgim të vazhdueshëm mjekësor. Në izolim deri më 17 shtator janë edhe 5 të punësuar të tjerë, që kanë qenë në kontakt me të infektuarën. Komisioni për Sëmundje Ngjitëse ka vlerësuar se në këtë çerdhe nuk kanoset ndonjë rrezik për fëmijët dhe të punësuarit tjerë, andaj e njëjta ka vazhduar me punë. Edhe çerdhja “Rade Jovçevski Korçagin” në Shkup ku u paraqit një rast pozitiv, sot ka nis me punë, pasi edukatorja nuk ishte paraqitur në punë më 9 shtator.

“Një nga tre rastet kur të punësuarit në çerdhe janë diagnostikuar apo kanë rezultuar pozitiv në  virusin COVID-19 është regjistruar në këtë çerdhe që ndodhet në Shkup, në “ Rade Jovçevski Korçagin. Kërkuam prononcim nga drejtoresha e kësaj çerdhja, mirëpo të punësuarit na thanë se e njëjta kërkon që për çdo informacion që lidhet me këtë rast dhe me këtë çerdhe, t’i drejtohemi Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale, duke thënë se ajo nuk mund të na japë deklaratë”

Çerdhja “Rahilka Goneva” në Sveti Nikollë ku është regjistruar edukatorja e tretë e infektuar mbetet e mbyllur, edhepse nga atje thonë se e njëjta nuk ka pasur kontakt me asnjë nga koleget e saj apo fëmijët, sepse çerdhja nuk është hapur fare më 9 shtator.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se po përcjellin situatën nëpër të gjitha çerdhet, ndërsa në ato çerdhe ku ka edukatore të infektuara, është kryer dezinfektimi i hapësirave.

Ministria e Arsimit nga ana tjetër, thotë se tre rastet pozitive të regjistruara me virus korona në çerdhet në fjalë, nuk ndikojnë në planet për fillim të vitit shkollor me prani fizike për klasat e para, të dyta dhe të treta. Thonë se janë në vëzhgim të vazhdueshëm të situatës epidemiologjike. Çdo vendim që do të merret nga ky dikaster do të jetë në drejtim të ruajtjes të balancit mes shëndetit të fëmijëve dhe të drejtës për mësim.

 

Evi Shkopi

Të Ngjajshme

32 viktima dhe 336 raste të reja me COVID

admin

“Bota e Bibit” tani edhe në shqip

admin

Jep dorëheqje policja që u konfrontua me zyrtarin e BDI-së

admin

Leave a Comment