18.8 C
Skopje
August 25, 2019
Informacione Vendi

Rikonstruimi i kabinetit qeveritar, ja cilat dikastere me ministra të rinj?

Kryeministri Zoran Zaev tashmë ka në dorë listën e ministrave të kabinetit të ri qeveritar, por gjithçka mbahet sekrete. Siç meson INA, emrat janë dakorduar në një takim të fundit mes Zaevit dhe Ahmetit të mbajtur gjatë javëve të fundit, kur dy liderët e partive kryesore të koalicionit janë dakorduar për cilat ministra dhe ministri heqin dorë.

Siç meson INA, në LSDM ndryshimet do të jenë më të thella, pasi që fshesa e paralajmëruar më së shumti do të përfshijë ministrat nga radhët e saj si: Ministrinë e Financave, Transport dhe Lidhje, Ministria e Administratës dhe Shoqërisë Informatike, Ministritë për investime, Ministria e Bujqësisë, etj.

Këto janë 8 ministritë siç mëson INA:

Ministria e Bujqësisë – ?

Ministria e Kulturës – ?

Ministria për Sistem Politik ?

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve ?

Ministria e Pushtetit Lokal – ?

Ministria e Ambientit Jetësor -?

Resorët për investime të huaja  – 2 ministra të rinj pa resor

Tashmë është e qartë se ministër i ri në Ministrinë e Sistemit Politik do të jetë nga radhët e BDI-së, dhe një nga emrat që kalkulohet do të jetë Sadulla Duraku,  i cili do të heq dorë nga ministria e Ambientit Jetësor. Duraku po ashtu përmendet edhe si ministër i Pushtetit Lokal.

Përveç tij, BDI do të çoj ministër në një dikaster tjetër, pasi që Ambienti jetësor pritet ti takojë LSDM-së. Kalkulimet janë që të merret Ministria e Punës dhe Politikave Sociale ose ndonjë dikaster tjetër. Në lojë për tu ndërruar është edhe Ministria e Ekonomisë, pasi që u përfolë se ndryshime do të pësojnë dikasteret që kanë të bëjnë me sektorin e ekonomisë.

Por sipas mediave maqedonase, në BDI nuk do të ketë ndryshime të emrave të ministrave, por kryesisht do të ndodhë rotacioni, dhe se një pjesë e tyre do të drejtojnë dikastere tjera. Vetëm një propozim i ri për ministër nga BDI pritet të përfshihet në kabinetin qeveritar. (INA)

Burimi i lajmit

Artikuj të ngajshëm

Haradinaj takon Zaevin, e quan mik të mirë

shprehja

Albin Kurti tregon për herë të parë si e njohu gruan norvegjeze

shprehja

RA NË PËRPJEKJE PËR T’I TËHEQUR SHOKËT

shprehja