February 28, 2021
Portali Shprehja

Rikthehen sërish tensionet mes Shkupit dhe Sofjes

Zënka e një dite më parë mes politikanëve nga Shkupi e Sofja rreth Goce Dellçevit i ka rikthyer emocionet dhe e ka dëmtuar atmosferën mes dy vendeve, konfirmojnë për Alsat burime nga ekipi negociator i Maqedonisë së Veriut. “Çështja e Dellçevit është punë e Komisionit të përbashkët të historisë dhe është me rëndësi se si do të kalojë takimi i 25 dhe 26 shkurtit, po aq sa është e rëndësishme që dy Qeveritë ta harmonizojnë planin e përbashkët aksionar”. Sipas burimeve, ajo që po e dëmton pozicionin e vendit është mungesa e konsensusit mes pushtetit e opozitës lidhur me çështjen dhe keqpërdorimi nga ana e opozitës. Burimet konfirmojnë se ekipi negociator po punon në kthimin e besimit dhe krijimin e atmosferës, përmes veprimeve konkrete në sferën e mediave, arsimit, kulturës, gjuhës së urrejtjes, si mënyrë për zgjidhjen e kontestit.

Nga Qeveria nuk japin detaje se në cilën fazë është harmonizimi i planit aksionar dhe kur do të mbahet konferenca dypalëshe ndër-qeveritare.

Qeveria mbetet e përkushtuar në dialogun me Bullgarinë dhe kërkimin e një zgjidhjeje të përbashkët. Me Bullgarinë po punojmë në harmonizimin e një plani aksionar të unifikuar, proces që ende vazhdon. Puna e Komisionit të historisë është e pavarur dhe Qeveria i inkurajon anëtarët e saj të vazhdojnë të kontribuojnë në zgjidhjen e kontestit -u shpreh Dushko Arsovski, Zëdhënës i Qeverisë.

Ndryshe, dy vendet tashmë kanë rënë dakord ta thellojnë bashkëpunimin në sferën e mediave dhe arsimit. Nga muaji mars televizioni kombëtar bullgar do të transmetohet nga operatorët vendas dhe anasjelltas. Është paralajmëruar edhe bashkëpunim mes universiteteve të dy vendeve.

Anesa Salihu

.

Të Ngjajshme

Ahmeti: Nuk është diskutuar për shkarkime, u sqaruan të gjitha sonte

admin

Koka: Arrestimet dhe paraburgimi i protestuesve ka për qëllim frikësimin

Redaksia 2

Deponia në Vizbeg, ende po pastrohet

admin

Leave a Comment