Reperja Rina Balaj ka qenë mjaft aktive këtë verë me projekte të shumta muzikore.
Megjithëse sikur të gjithë kolegët e saj, edhe ajo ka përjetuar një verë pa koncerte shkaku i pandemisë globale COVID-19, Rina prapëseprapë është gjendur pranë fansave përmes rrjeteve sociale.
window.ANConfig.placements.push({ adUnitId: 'Medium Rectangle (mes-artikull)', propertyId: '105209', placementId: '846638', content: [], onLoad: function (adUnitId) { console.log('1', adUnitId); }, onFail: function (adUnitId) { console.log('0', adUnitId); //fallback code }, });
Rina së fundmi po vazhdon të shijojë disa ditë të mira pushimi në plazh me të dashurin e saj, reperin Sin Boy.
Reperja nga Istogu nuk heziton që në të shumtën e rasteve të tregojë linjat e saj trupore për fansat në disa fotografi atraktive me bikini.
Ndër të tjerash, ajo ka zbuluar edhe tatuazhin e realizuar në ijë, kuptimi i të cilit ishte vështirë i vërejshëm deri më tash.
Mirëpo në një video të hedhur së fundmi në InstaStory, Rina ka detajizuar këtë pjesë duke bërë të ditur se çfarë shkruhet në tatuazhin e saj.
“Kam jetuar mijëra jetë”, janë fjalët që reperja ka të realizuara tatuazh në ijën e saj.