September 25, 2020
Portali Shprehja

Rindizen polemikat për Calciopoli-n, ish-numri një i futbollit italian sulmon Juventus-in

Franco Carraro, ish-president i Federatës Italiane të Futbollit, është kthyer të flasë për një çështje që shkakton gjithmonë shumë polemika: numri real i titujve të fituar nga Juventus-i.

Fjalët e Carraro-s pritet të shkaktojnë shumë debate në ditët e ardhshme, duke parë se ish-drejtuesi ka sulmuar hapur bardhezinjtë.

“Juventus ka 36 tituj, çështje e mbyllur. Ka prova, një vendim gjykate përveç dëshmive që vërtetojnë faktin”, ka thënë Carraro për Radio Kiss Kiss.

“Ndëshkimi që i është dhënë Juventus-it është pranuar, ndërsa bardhezinjtë mund t’i ishin drejtuar CAS-it. Ky është realiteti i fakteve, është e gabuar të thuash se Juventus ka më shumë tituj, nuk është kështu”.

.

Të Ngjajshme

Lamtumira e Suarez, reagim i ashpër nga Dani Alves

admin

10 lojtarë pozitivë me Covid, Tottenham kualifikohet pa luajtur

admin

Juventusi nuk “ngopet” me sulmues, tani synon xhevahirin e Lazios!

admin

Leave a Comment