December 4, 2021
Portali Shprehja

Rio Ferdinand zbulon rinovimin e rrezikshëm: Më erdhën te dera e shtëpisë 15 persona të maskuar dhe…

Disa rinovime kontratash janë shumë të thjeshta. Nëse vullneti i lojtarit dhe i klubit përkojnë, mjaftojnë nja dy takime negociatash për të vënë firmat në vazhdim. Por, nëse ka diçka për të diskutuar, situata mund të ndërlikohet. Dhe shumë prej “telenovelave” të futbollit janë të lidhura me rinovime që duket se nuk arrijnë kurrë, duke i acaruar fansat, të cilët duan siguri për qëndrueshmërinë e të preferuarve të tyre. Deri në cilën pikë mund të arrihet, për ta bërë gjithçka shumë të rrezikshme, siç na thotë Rio Ferdinand.

Ish-mbrojtësi i Manchester United dhe kombëtares së Anglisë i kujton kanalit “FIVE” në YouTube atë që ndodhi gjatë një negociate të vështirë: “Një ditë isha në shtëpi dhe papritmas më thërrasin nga citofonia e portës. Shkoj të vërej se kush është, por ç’të shihja! Ishin rreth 15 persona, të gjithë me kapuçë në kokë. Pra, nuk e kisha idenë me cilët po përballesha.

Tact Watches

Mendova: kush janë këto të pafytyrë, po dal dhe përplasem me to, nuk më pëlqen dikush që merr guximin të më vijë kështu në shtëpi. Kujtova se ishin aty për të më grabitur, pastaj për fat njëri nga ata bërtiti: Nënshkruaje këtë kontratë! Kësisoji, u qetësova për një moment. Mendova, dakord, nuk duan të më grabisin, është çështje futbolli”.

Sidoqoftë, në çdo rast situata për të nuk ishte marrë me shumë qetësi: “Iu thashë: Çfarë keni ardhur të bëni në shtëpinë time? Po të ndiqja të fejuarën tuaj apo të ulesha dhe ta prisja jashtë me gjithë shokët e mi, a do të ishit të lumtur? Jo, nuk do të ishit. Nuk shkon të më vini më në shtëpi. Pse nuk shkoni te Beckham, te Keane, por vini këtu? Cili është problemi juaj?”

Në fakt, problemi me tifozët ishin negociatat mes Ferdinand dhe Manchester United, të cilat vazhdonin për një kohë të gjatë, por pa rinovuar. Ish-trajneri Ferguson, në muajt e mëparshëm ia kishte hequr statusin e zëvendëskapitenit dhe tifozët e kontestonin gjatë stërvitjeve e ndeshjeve. Absurdi ishte se qendërmbrojtësi nuk dëshironte të largohej, përkundrazi.

Ai thjesht ishte… duke luajtur lojën e tij. “Në fund iu shpjegova se si po shkonin punët: Mos u shqetësoni, do të rinovoj, dua të qëndroj këtu. Nuk do të shkoj askund tjetër, por po negocioj. A mund të më lejoni të negocioj?” Dhe rinovimi, me shumë qetësi dhe pak frikë erdhi më pas.

.

Të Ngjajshme

Higuain, zemërim dhe indinjatë: “Nuk doja të kthehesha në Juve, është absurde…”

admin

“SOS” RAMOS | PSG tani nis të shqetësohet realisht, ndalesa e radhës?

admin

Hetimet mbi Juventusin, Chiellini provokon: Sa herë flitet për ngjyrat bardhezi…

admin

Leave a Comment