August 2, 2021
Portali Shprehja

Rishikimi i buxhetit në leximin e dytë

Deputetët filluan debatin mbi propozim -rishikimin e buxhetit për këtë vit. Ministri i Financave Fatmir Besimi, tha se caktimi i planit të arkës së shtetit do të kontribuojë në rritjen ekonomike, më shumë para do të ndahen për investime kapitale dhe i jepet mbështetje ekonomisë dhe qytetarëve.

“Me këtë rishikim të buxhetit ndryshohet struktura e buxhetit sa i përket shpenzimeve, rriten transferet dhe investimet kapitale. Sa i përket transferimeve, jemi duke menduar për masa për mbështetjen e ekonomisë, grupet e rrezikuara dhe kategoritë sociale.

Për VMRO-DPMNE-në, propozim- rishikimi i buxhetit i fut qytetarët në varfëri edhe më të madhe, borxhi i shtetit rritet kurse ekonomia nuk shënon rritje.

 “Me rishikimin e futni në borxh çdo person për 500 euro shtesë, jeta është më e shtrenjtë, çmimet më të larta kurse qytetarët po varfërohen edhe më shumë. Të ardhurat në rishikimin prej 3,6 miliardë euro janë histori në vete, joreale në situatë kur nuk ka përfunduar pandemia, kemi eksport të ulur të mallrave dhe shërbimeve kurse aktiviteti ekonomik është ngadalësuar”

Deputeti i LSDM-së Dime Velkov tha se edhe përkundër krizës ekonomia ka rezultate dhe ka filluar të rimëkëmbet.

 “E dini mirë si ishte viti 2020, madje ende nuk kemi dalë nga ajo krizë, por se kemi rezultate në ekonomi këtë duhet ta pranoni. Ja do ju jap  disa të dhëna. Eksporti në tremujorin e dytë është 760 milionë euro ose për 140 % më shumë se tremujorin e njëjtë në vitin 2020”.

Debati i deputetëve për rishikimin e buxhetit në seancë plenare mund të zgjasë 5 ditë. Me rishikimin planifikohet shteti të shpenzojë 300 milionë euro shtesë nga ajo sa ishte planifikuar dhe shpenzimet tani do jenë 4.3 miliardë euro. Në buxhet planifikohet të grumbullohen 3.6 miliardë euro.

Andrea Çobanova

.

Të Ngjajshme

Dy tetovarë kapen me kokainë në autostradën Shkup-Tetovë

admin

Moti me diell dhe i nxehtë, temperatura deri në 43 gradë

admin

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

admin

Leave a Comment