6.5 C
Skopje
December 7, 2019
Offside

Risi për Serinë A këtë sezon, në Itali mendojnë si t’a bëjnë punën e trajnerit më të lehtë

Viti 2020 do e gjejë kampionatin italian me një risi dhe ata që do të përfitojnë më tepër do të jenë trajnerët. Bëhet fjalë për aplikimin e teknologjisë, por këtë herë do të jetë e dedikuar vetëm për drejtuesit e skuadrave, të cilët do të kenë mundësinë të monitorojnë gjithçka me detaje gjatë takimeve që skuadrat italiane do të zhvillojnë në Serinë A.

Duke nisur nga muaji janar i vitit të ardhshëm, çdo trajner do të jetë i pajisur me një tablet, me anë të të cilit do të kenë mundësinë që të informohen në kohë reale mbi çdo gjë në lidhje me ndeshjen. Aplikacioni “Football Virtual Coach” do të japë të dhëna në kohë reale si kilometrat që lojtarët kanë vrapuar në fushën e lojës apo edhe analiza të detajuara të ndeshjes. Kështu stafi teknik do e ketë më të lehtë të marrë vendime gjatë lojës dhe të analizojnë më qartë përballjet e kipeve të tyre./Sport Ekspres/

 

Artikuj të ngajshëm

Si te “100 Vitrinat”/ Një lëmsh i vërtetë, portieri i Bolonjës: Le ta presim Ibrën me krahë hapur!

shprehja

Armando Sadiku dhe “ushtarët” e tij i prishin debutimin trajnerit të Tenerife

shprehja

E gjen fajtorin te mediat, agjenti i Bale: Flamuri i drejtohej mediave, histori nga njerëz që nuk e njohin

shprehja