February 26, 2021
Portali Shprehja

Rita Ora i gëzohet suksesit të filmit “Zgjoi” në “Sundance Film Festival”

Rita shprehet e lumtur për suksesin e filmit kosovar “Hive” (Zgjoi), në festivalin prestigjioz të filmit “Sundance”.Suksesit të këtij filmi i janë gëzuar të gjithë shqiptarët kudo në botë, e së fundi edhe Rita Ora u shpreh e lumtur për këtë arritje.

Ajo ka ndarë me ndjekësit një fotografi, në të cilën ndau njoftimin e QKK-së për suksesin e filmit “Zgjoi”, teksa shkroi “Po”, duke shprehur suksesin e filmit.

“Zgjoi“ është bashkëprodhim filmik në mes të Kosovës, Zvicrës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Zyra Federale për Kulturë FOC dhe Cinéforom (Zvicërr), Agjencia e Filmit e Maqedonisë së Veriut dhe Qendra Kombëtare për Kinematografi (Shqipëri).


Të Ngjajshme

Faqja e Eurovisionit publikon fotografi të Anxhela Peristerit, ku ajo shfaqet me veshje kombëtare

admin

Ku i mbet Arbenitës barku?

admin

I fejuari i JLO-së bën dedikimin special

admin

Leave a Comment