September 25, 2022
Portali Shprehja

Rita Ora nderohet me titullin “Naim Frashëri” nga presidenti i Shqipërisë

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, e ka nderuar me titullin “Naim Frashëri”, këngëtaren Rita Ora për mirënjohje për aktivitetin dhe rolin e saj si ambasadore në çështje me ndjeshmëri të lartë kombëtare dhe globale.

“Kënaqësi të nderoja sot me titullin e lartë “Naim Frashëri” artisten e mirënjohur Rita Ora, për kontributin e dhënë në lartësimin e vlerave artistike dhe njerëzore përmes artit. Mirënjohje për aktivitetin dhe rolin e saj si ambasadore në çështje me ndjeshmëri të lartë kombëtare dhe globale.Shpreha konsideratën time për të gjithë përkushtimin e saj për artin dhe kulturën. E inkurajova që të sjellë për botën, por edhe për kombin tonë shembullin se si arti vendos ura komunikimi në të gjitha dimensionet, bashkon njerëzit dhe shëron zemrat,” shkroi Begaj në postimin e tij në Facebook.

Ylli shqiptar me famë ndërkombëtare do të këndojë nesër në ora 20:00 në sheshin “Skënderbej”. Koncerti do të jetë falas për të gjithë ata qytetarë që duan të shohin nga afër yllin botëror.

 

Të Ngjajshme

Abazoviq: Kurrë nuk ka qenë më i mirë se sot bashkëpunimi me Serbinë dhe Vuçiqin

admin

​Rama: Serbia ta njohë dhe t’i kërkojë falje Kosovës

admin

Mërgimtari i gatshëm: Të nis mësimi, i paguaj (100€) gjithë mësuesit e fshatit tim!

admin

Leave a Comment