December 2, 2020
Portali Shprehja

Rivaldo nuk ka dyshime, zbulon të ardhmen e Messi-t

Rivaldo, legjenda e Barcelona-s, ka deklaruar për Marca-n:

“Nuk arrij ta imagjinoj që drejtuesit e rinj të klubit do ta bindin Messi-n që të ndryshojë mendim. Ky do të jetë sezoni i fundit i Leo Messi-t te Barça”, ka thënë braziliani.

“Barcelona nuk ka burimet për ta mbajtur dhe Messi do të ketë oferta më të mira nga ana e skuadrave të tjerë. Kësaj duhet t’i shtojmë faktin se Barça do të bëjë disa shkurtime të rrogave”.

“Vetëm nëse fitojnë Champions-in ose La Liga-n, pse nëse Koeman do të jetë në gjendje të ndërtojë një skuadër që luan mirë, vetëm kështu Messi mund të ndryshojë mendim”.

“Por e përsëris: kam frikë se do të jetë sezoni i tij i fundit te Barcelona. Sigurisht, një gjë shumë e trishtë”.

.

Të Ngjajshme

Ferdinand: Ja si Klopp po kopjon Ferguson-in jashtë fushës

admin

Capello zbulon prapaskenën: Ishte një lojtar që nuk e doja, por më pas…

admin

Celtic në kaos para Milan-it: Do ta kuptoja klubin, po të më kishte shkarkuar

admin

Leave a Comment