February 1, 2023
Portali Shprehja

RMV: Mbaroi pushimi dimëror, nxënësit nga nesër në shkollë

Për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme përfundon pushimi dimëror dhe nga nesër ata kthehen në mësim në gjysmëvjetorin e dytë të vitit shkollor 2022/2023.

Pushimi u zgjat me vendim të Qeverisë për shkak të funksionalitetit të shkollave dhe gjysmëvjetori i dytë në vend të 18 janarit fillon nesër.

Me shumë mundësi viti shkollor në vend të 9 qershorit (e premte) do të përfundojë më 14 qershor, pasi siç tha ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri, nxënësit duhet t’i kryejnë të gjitha 180 ditët e punës mësimore të përcaktuara me Kalendar për procesin edukativo-arsimor në shkolla.

”Për një funksionim sa më të mirë të procesit, për faktin se data 18 janar është ditë e mërkurë, data 19 është ditë pushimi për shumicën e qytetarëve dhe data 20 është e premte, vendosëm që të hënën të fillojmë semestrin e dytë. Gjithashtu, të plotësohen të gjitha 180 ditët e punës deri në fund të këtij semestri të dytë. Janë tre ditë pune shkollore dhe nuk shoh arsye që të ketë ndonjë problem, tha Shaqiri javën e kaluar.

Të Ngjajshme

Sevilja forcohet me lojtarë nga Totenhami dhe Marseja

Grupi i Zjarrit në Kërçovë: Ahmetin e mbrojmë vetëm ne

Duel i futbollistëve shqiptarë në Kupën e Italisë

Leave a Comment