November 29, 2021
Portali Shprehja

Rocchi “ngel në klasë” gjyqtarin e Roma-Milan: Ishte një ditë e keqe për të

Dizenjatori i arbitrave në Serie A, Gianluca Rocchi, gjatë fjalës së tij në “Radio Anch’io Sport” bëri një bilanc të fillimit të kampionatit dhe epokës së re të arbitrimit: “Është një vit i ri, viti zero me ardhjen time. Po kërkoj të sjell mentalitetin e një klubi profesionist për sojin tonë.

Po mundohemi të krijojmë një kategori të re arbitrash, duhet të gjejmë talente të reja, ka djem shumë të mirë, por duke qenë të rinj mund të bëjnë dhe gabime. Arbitri modern duhet të jetë një sportist i nivelit më të lartë. Është e rëndësishme të shohësh sa dhe si vrapojnë. Arbitri i mirë është ai që arrin të jetë në vendin e duhur në kohën e duhur”.

Tact Watches

Më pas Rocchi rikthehet tek arbitrimi i ndeshjes Roma-Milan nga Fabio Maresca: “Nuk më pëlqeu menaxhimi i ndeshjes, as episodi i vetëm i diskutueshëm, penalltia në favor të Romës. Në këtë ndeshje, Fabio nuk ishte në formën e duhur. Mund t’i ndodhë kujtdo një mbrëmje e keqe, edhe unë kam pasur të tilla, gjithashtu. Tani ai do të gjykojë në Serie B, më pas do të kthehet në Serie A”.

.

Të Ngjajshme

Totti nuk ka dyshime mbi Topin e Artë: “U mësuam me ata, por tani them…”

admin

2021 ka përfunduar për Lorenzo Pellegrini: 30-40 ditë pushim për kapitenin e Romës

admin

I “futi duart” gazetares sportive “live”, identifikohet autori. Mungon denoncimi

admin

Leave a Comment