Ai është ambicioz dhe dëshiron më shumë hapësirë te Real madridi. Rodrygo Goes ishte një nga çelësat kryesorë, me mënyrën e tij madhështore, për të fituar edicionin e fundit të Ligës së Kampionëve. Golat e tij kundër Chelsea dhe Manchester City janë pjesë e historisë së përmbysjeve epike dhe dramatike të “Los Blancos”.
Një vit më vonë, roli i Rodrygos vazhdon të jetë më shumë nga stoli sesa në të formacionin startues, diçka kundër së cilës braziliani rebelohet nga besimi që ka për të qenë edhe më i rëndësishëm për Carlo Ancelottin. Kështu e shpjegon ai në një intervistë për “Club del Deportista”:
“Unë gjithmonë dua të luaj. I them edhe trajnerit që duhet të luaj, por ai më kujton të jem i qetë. Unë e respektoj, sepse kemi lojtarë shumë të mirë, por jam aty, e tregoj sa vlej kur jam në fushë. E ndihmoj ekipin tim dhe dua të jem titullar”.
Numri 21 madrilen nuk thotë se fjalët e tij ndaj Ancelottit tregojnë mungesë respekti: “Ai është një person me të cilin kam një marrëdhënie shumë të mirë, një trajner i shkëlqyer. Gjithmonë më ndihmon shumë”.
Pozicioni i tij, siç ka shpjeguar Ancelotti, gjeneron debat mes stafit teknik. Braziliani e ka të qartë se në cilin pozicion ndihet më rehat: “Më pëlqen të luaj më shumë si ‘10’. E vërteta është se mund të luaj në çdo pozicion sulmues, edhe pse nëse më japin një zgjedhje do të thosha mesfushor”.
Në rolin e ‘10’ te Real Madridit luan Modric, me të cilin Rodrygo ka ndërtuar një marrëdhënie shumë të veçantë: “Është një marrëdhënie shumë e bukur, e mrekullueshme si brenda dhe jashtë fushës. Ai është personi që më flet gjithmonë, më jep gjithmonë udhëzime, sepse tashmë ka jetuar shumë në futboll, ka fituar shumë dhe dua të vazhdoj të bëj gjërat që ka bërë ai. Është kënaqësi për mua të jem me të”.
Pasi eliminoi Liverpool-in, të bardhët hyjnë në një spirale ndeshjesh vendimtare që do të përcaktojnë fatin e sezonit: “Është e vështirë, sepse ndeshjet janë shumë afër dhe koha e rikuperimit mjaft e shkurtër. Më pëlqen t’i kem ndeshjet afër njëra-tjetrës, sepse ka raste kur, nëse gjërat nuk kanë shkuar mirë, keni një lojë tjetër së shpejti”.
Është e pamundur të flasësh me Rodrygon dhe të mos kujtosh atë që ai përjetoi natën e 4 majit të vitit të kaluar, natën e përmbysjes kundër Manchester City: “Është diçka që nuk mund ta shpjegoj. Një ndjenjë që nuk e përjeton dot askund tjetër si në futboll. Dy golat e mi ishin më të rëndësishmit e jetës, sepse na ndihmuam të fitonim Champions League.
Janë kujtimet më të bukura që kam nga futbolli. Në ndeshjen kundër Manchester City kuptuam se, megjithëse është një skuadër që prek shumë topin, pamë sesi portieri i tyre pasonte gjatë dhe luajtën pak më ndryshe. Presioni që bëjnë tifozët tanë e shkakton këtë dhe në fund të ndeshjeve ne gjithmonë bëjmë shumë mirë”.
Në fund, talenti i ri iu përgjigj edhe këtij pyetësori:
1. Lojtari që do ta merrnit gjithmonë në ekipin tuaj?
Neymar.
2. Një futbollist që do të bëhet yll në të ardhmen?
Rodrygo.
3. Instagram apo WhatsApp?
Instagram.
4. Ku do t’ju gjejmë nëse ke disa dite pushime?
Në Brazil.
5. Gjëja e parë që bëni kur zgjoheni…
Shikoj celularin.
6. A keni ndonjë bestytni?
Hyj në fushë me këmbën e djathtë.
7. Loja që luani më shumë në internet?
FIFA.
8. Sporte të tjera, përveç futbollit…
Basketbolli.
9. Një gol i paharrueshëm…
I dyti kundër Mançester City.
10. Një person, të cilin e admironi…
Babai im.
11. Një dëshirë…
Të fito sërish Champions League.
.