April 2, 2023
Portali Shprehja

Romani “Përdhunuesit “ i Dhimitër Xhuvanit i ngelur përgjysëm në Pogradec

14 vjet pa Xhuvanin

Bardhyl Berberi

Po mbushen 15 vjet që na mungon një mik i shtrenjtë, romancier dhe skenarist i shquar. por mbi të gjitha njeri, njeriu i mirë Taqo. Kam pasur nje miqësi të gjatë me Taqon, madje në shum romane të miat Taqua ka qënë redaktor i tyre.

Pogradeci përveç se është qytet i turistëve të shumtë, është njëheri edhe qytet i poetëve, shkrimtarve dhe artistëve.

Pogradeci ka patur një mysafir krejt të veçantë dhe çdo verë shkrimtarin Dhimitër Xhuvani që në 75 vitet e jetës së tij, 73 vite tre muaj të verës qershor-korrik-gusht i ka kaluar në Pogradec (vetëm në çmendurinë e vitit 1997 ai nuk ka ardhur në Pogradec) deri sa u nda nga jeta në vitin 2009…

Dhimitër Xhuvani ka lindur në vitin 1934 në qytetin e Pogradecit. Ishte djali i mësuesit të nderuar elbasanas Kostaq Xhuvanit. Në vitin 1944 familja e tij shpërngulet nga Pogradeci kur vijnë gjermanët në qytet dhe ikën muhaxhir në Mokër ku, pasi qëndron deri sa çlirohet vendi, më pas kthehet në Elbasan. Dhimitri, pas përfundimit të shkollës së mesme mjekësore, punon në spitalet rurale të Gramshit, Librazhdit, Cërrikut, Peqinit. Më pas do të shkëputet nga mjekësia dhe do të vazhdojë studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji dhe më pas do të shkojë të studiojë në Institutin ‘Gorki’ të Moskës.

Jeta e ka detyruar që krahas punës së shkrimtarit të ushtrojë edhe profesionin e mësuesit, gazetarit, redaktorit, montatorit, elektriçistit dhe saldatorit. Motoja e krijimtarisë së Dhimitër Xhuvanit ka qënë dhimbje dhe indinjatë. Është autor i më shumë se 40 veprave si romane, drama, skenarë filmash, përmbledhje me tregime, novela dhe përralla për fëmijë. Është fitues i shumë çmimeve letrare si dhe laurant i çmimit të Republikës. Shumë nga veprat e Dhimitër Xhuvanit janë përkthyer në disa gjuhë të botës si në italisht, frëngjisht, anglisht, rusisht, kineze dhe japoneze.

Le të kujtojmë disa çaste dhe biseda intime me Dhimitër Xhuvanin

Mëngjes herët. Nga një vilë tre katëshe, fare pranë bregut të liqenit delte një çift të moshuarish të kapur pas dore. Ishte shkrimatari i mirenjohur Dhimitër Xhuvani dhe bsshkëshortia e tij Fatmira. Ata dalin qetësisht dhe çap ngadaltë buzë bregut të liqenit. Dhimitri qëndron një çast dhe vren me kujdes qetësinë e liqenit që më pas përzihet me klithjen e pulbardhave. Vazhdon ecën përgjatë parkut të madh të qytetit i humbur mes kujtimesh të largëta nga ky qytet ku ai ka lindur dhe nuk i është ndarë asnjë verë pa kaluar pushimet këtu në qytetin e Lasgush Poradecit dhe Mitrush Kutelit me perëndimet e vagëlluara, mbrëmjet si pëlhurë, dergjjet e përgjumshme të liqenit, qetësinë, zallin e shkretuar, pritjen metafizike të varkave dhe shkrumbin e natës…

Me vështrimin e qetë dhe pamjen e tij serioze dhe meditative ai përshëndet kalimtarët prej të cilëve ka shumë e shumë të njohur dhe miq në këtë qytet. Veshja e tij sportive e tregon Dhimitrin më të ri dhe dinamik .Më pas qëndron pranë një kafeneje që ai preferon…

Dhimitri tret vështrimin përtej qelqeve të dritares së kafenesë në breg të liqenit. Avujt e kafesë së ngrohtë ngatërruar me fjollën e tymit të cigares së tij, i japin një tis të ëndërrt rrëfimit të vet që e detyron atë të baresë në një kohë tjetër. Ishtë starti i tij prej prozatori që jo vetëm daton larg prej këtej por afron të sotmen me kujtime të përziera: emocione të herës së parë, pëshpërima lexuesish të magjepsur, përgëzime kolegësh, ngacmime kureshtarësh, trumbeta suksesi, por dhe zëmërimi i diktaturës nga pasqyrimi realist i ngjarjeve dhe fenomeneve. Vepra “Tuneli” që i hapi jo pak telashe duke e çuar në prodhim për t’u “riedukuar në gjirin e klasës punetore” Dhimitri nuk ka qef ta zgjati bisedën për këtë temë. Diktatura kishte kornizat e saj dhe duhej që të qëndroje brenda këtyre kornizave, por kuptohet të dilje nga këto korniza do të thotë që të prisje pasojat.

Por ne zhvilluam një interviste me shkrimtarin e mirnjohur Dhimitër Xhuvani i cili me kënaqesi iu është përgjegjur pyetjeve tona

Z. Xhuvani, pse kjo lidhje kaq e ngushtë me Pogradecin?

Unë në Pogradec kam lindur, kam kryer shkollën fillore dhe jam larguar në moshën 10 vjeç në kohën e Luftës së Dytë Botërore për t’u rikthyer më pas çdo verë nga tre muaj në këtë qytet turistik me njerëz të mirë dhe natyrë të mrekullueshme. Pogradecarët janë njerëz të dashur dhe mikpritës. Kur të japin çelsin e shtëpisë me qera ku pushon të duket sikur e ke shtëpinë tënde, pra kur merr çelsin e shtëpisë bëhesh mik me ata.

Z. Xhuvani, ju e keni kaluar çdo verë në Pogradec a ka ndikuar kjo në krijimtarinë tuaj?

Të Ngjajshme

AP/ Qyteti shqiptar që shpreson të tërheqë turistë me tunelet e Enver Hoxhës

admin

Rashiq thotë se Serbia e ka njohur de facto Kosovën

admin

Gjenerali amerikan: Fitorja e Ukrainës nuk ka gjasa të ndodhë këtë vit

admin

Leave a Comment