July 3, 2022
Portali Shprehja

Romët e Maqedonisë nuk i njohin rezultatet nga regjistrimi i popullsisë

Romët e Maqedonisë nuk i njohin rezultatet e regjistrimit. Kryetari i Partisë së Forcave Demokratike të Romëve, Shaban Saliu, kërkon që regjistrimi të përsëritet në mënyrë elektronike në mënyrë që rezultatet të jenë objektive.

“Në vitin 2002, statistikat numëronin 53.789 romë në Maqedoni, dhe 19 vjet më vonë vetëm 46.433. Shifrat janë jashtëzakonisht të dyshimta dhe të pasakta pasi rezulton se tek romët nuk paska pasur lindje viteve të fundit, ndërsa sipas statistikave tjera, del që romët kanë lindshmërinë më të lartë në vend, por sipas censusit nuk është kështu. Ky operacion statistikor ka bërë një eksod total të romëve”, thotë Saliu.

Tact Watches

“Ne nuk i njohim këto rezultate nga regjistrimi, sepse shifrat e paraqitura në regjistrimin e vitit 2021 nuk justifikojnë apo konfirmojnë objektivisht, saktë dhe realisht numrin e komunitetit rom”, tha Shaban Saliu, Kryetar i FDR-së.

Sipas Saliut, kjo është edhe një arsye pse romët dhe të gjithë qytetarët duhet të dalin para Qeverisë më 18 qershor.

“Me goditjet e fundit të çmimeve, shtrenjtimit të naftës, ushqimit, rrymës dhe diskriminimit, romët tashmë e kanë të vështirë të jetojnë, tani mezi mbijetojnë”, thotë Saliu, partia e të cilit i dha mbështetje protestës së OBRM-PDUKM-së për të shtunën.

.

Të Ngjajshme

Mbytet një 14 vjeçar në liqenin e Berovës

“Kurseni energji”, Gjermania paralajmëron qytetarët për mungesë të gazit

Nëse ju enjten gishtat vuani nga kjo sëmundje

Leave a Comment