December 1, 2020
Portali Shprehja

Ronaldinho përtej kuptimit njerëzor; nata ku “shkeli me këmbë” Real Madridin (video)

Më 19 nëntor 2005, Real Madrid-Barcelona 0-3; falë këmbëve të Ronaldinho. Ylli brazilian dëshmnoi në atë “El Clasico” plotësinë e tij si futbollist, meritoi lavdinë e përjetshme. Fenomen, kampion, magjistar, sharmant, “valltar” me topin. Nuk e di, mund të përdorni ndonjë fjalë që ju pëlqen për ta përshkruar atë. Cilido qoftë sinonimi, përkufizimi të vjen ndërmend për ta përcaktuar Ronaldinho.

Gjithkush ka përcaktimet e veta, por ne zgjodhëm këtë moment për të treguar se çfarë ndodhi, si hyri në histori dhe do të mbetet përgjithmonë. Nëse jemi shumë vite mbas, na falni, por nuk është vonë për ta kujtuar 19 nëntorin 2005, kur Ronaldino “sjkeli me këmbë” Real Madridin brenda në shtëpi, kur detyroi “Bernabeu” t’i përulej atij, ta duatrokiste i tërë stadiumi.

Ishte nata e duartrokitjeve dhe befasive, kur duhet të kuptosh se mund të mbështetesh jo vetëm tek idhujt tuaj, por edhe ata rivalë. Përtej të gjithë kufijve dhe flamujve, për t’u admiruar dhe nderuar, derisa e ndali bilbili i fundit i kryesorit.

Mos harroni se atë natë, braziliani shkëlqeu, eklipsoi këdo, edhe pse në fushë ishin Ronaldo (Fenomeni), Zidane, Raul, Beckham, Roberto Carlos, Casillas, madje edhe Sergio Ramos. Nëntë ditë më vonë, Ronaldinho do të fitonte të vetmin “Top të Artë”, duke mposhtur rivalitetin e Gerrard, Lampard, Henry, Shevchenko, Maldini, Adriano, Ibrahimovic, Kakà, Eto’o dhe Henry. Ishte 19 nëntori 2005 ajo mbrëmje e paharrueshme, ndodhi si sot 15 vite më parë…

.

Të Ngjajshme

Leicester gabon brenda fushe dhe nuk përfiton për të kapur kreun! VAR i bën gjëmën (VIDEO)

admin

“Veterani” Quagliarella dhe golat jo banalë! Edhe sonte xhevahiri i tij vleu pikën (VIDEO)

admin

Klopp dorëzohet: Nuk kam lojtarë të mjaftueshëm!

admin

Leave a Comment