December 5, 2022
Portali Shprehja

Ronaldo kuqezi në janar: lëvizje e bujshme për Champions-in nga zotëria 44 miliardësh

I ndarë në shtëpi me Manchester United dhe me një Kupë Bote me Portugalinë për të luajtur, e fundit në karrierën e tij, ku do të provojë të jetë protagonist dhe të marrë një sukses të fundit të madh. Këto do të jenë ditë të veçanta, të fundit të vitit 2022, për Cristiano Ronaldon, e ardhmja e të cilit mban pezull gjithë botën e futbollit.

Ai beson shumë në mundësitë e tij dhe të kombëtares së tij. Deri në atë pikë sa të ka hipotezuar një tërheqje të menjëhershëm nëse do të triumfonte në Botëror (ku nuk ka pasur kurrë shumë fat, me vendin e katërt në 2006 si përfundimi më i mirë i karrierës së tij) dhe do ta bënte këtë duke mposhtur rivalin e tij të madh Messi në finale.

Nëse kjo nuk ndodh, ai ndoshta duhet të kërkojë një ekip të ri në janar. Intervista e dhënë për Piers Morgan dhe ‘Sun’ sanksionoi në mënyrë efektive ndarjen përfundimtare me United. Në Angli janë të sigurt: Djajtë e Kuq kanë ndërmarë rrugët ligjore për të arritur deri te shkarkimi i Ronaldo-s.

Një hipotezë që po merr gjithnjë e më shumë formë dhe Calciomercato.it ka folut për alternativa e mundshme të portugezit për janarin, por nuk përjashtohen as hipotezat e bujshme.

Chelsea dhe Bayern duket se tundohen nga ideja, por janë të frenuar nga pikëpamja ekonomike dhe teknike. Kujdes nga ofertat e reja që mund të vijnë si nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ashtu edhe nga Emiratet, ku nga pikëpamja ekonomike nuk do të kishte probleme të mëdha në pagesën e kontratave miliona dollarëshe të Ronaldos.

Një rrugë veçanërisht sugjestive mund ta çojë atë në Francë: Rennes, që cili krenohet me pronarin më të pasur (François Pinault, me vlerë 44.2 miliardë dollarë), është i treti në renditjen e Ligue 1 dhe po përpiqet të kapët Champions-in e ardhshëm. Klubi kuqezi mund të dëshirojë t’i dhurojë vetes një ëndërr.

.

Të Ngjajshme

JAPONIA GJEN GOLIN BEFASUES!!! VAR akordon, por legjenda gjermane kishte parashikuar gjithçka 1′ përpara… (PAMJET)

admin

Një Rolex një orë, dy avionë në muaj…; ja çfarë mund të blejë Ronaldo me rrogën te klubi i ri

admin

Shkallojnë fare serbët: Zvicra pagoi dy magjistare shqiptare për të na mundur, i pagoi nga 10 milionë dollarë…

admin

Leave a Comment