Pesë muaj më vonë, Cristiano Ronaldo duket se nuk është i kënaqur. Futbolli arab është shumë i vogël për një lojtar të cilësisë dhe egos së tij. Kontrata prej 200 milionë euro për sezon nuk mund të mjaftojë për ta mbajtur atë për një kohë të gjatë.
Dëshmi se në fund të fundit, paraja nuk e blen lumturinë. Infrastrukturat janë të pamjaftueshme, ambienti nuk e bind, vetë performanca e ekipit nuk arrin t’i japë kënaqësi.
Me pak fjalë, ajo në të cilën ai jeton është një parajsë prej letre, dhe kjo është arsyeja pse CR7, në këtë moment, do të bënte gjithçka është e mundur për t’u kthyer në Europë. Ku, megjithatë, askush nuk mund ta dijë. Në fakt, vështirësitë për rikthimin e tij në futboll në Kontinentin e Vjetër nuk janë të pakta.
Sipas raportimeve nga Mundo Deportivo, nëse Cristiano do të vendoste të largohej pa një arsye të fortë, ai do të duhej të kompensonte Al Nassr për dy vitet e mbetura të kontratës së tij.
Pa marrë parasysh se arratisja e tij e pajustifikuar do të çonte edhe në sanksione sportive, me FIFA të detyruar ta skualifikonte për katër muaj nga çdo ndeshje zyrtare.
Çka do të thoshte të humbiste vetëm disa ndeshje, në rast se arrin një marrëveshje me një ekip europian. Por mund të nënkuptojë gjithashtu një pengesë të madhe për një lojtar afër të dyzetave.
Me pak fjalë, gjithçka sugjeron se kthimi i tij në Europë nuk do të jetë i lehtë. Do të duhet diplomaci, durim dhe vullnet i madh nga ana e të gjithë protagonistëve të kësaj afere.
Përveç nëse ‘klauzola e famshme e Newcastle’, e mohuar nga trajneri Eddie Howe janarin e kaluar, në të vërtetë është përfshirë në kontratën e nënshkruar nga Cristiano pas Kupës së Botës.
Në fakt, në atë moment do të zgjidhej çdo problem dhe vitin e ardhshëm do ta shihnim sërish në Champions League me fanellën e Magpies. A do të jetë vetëm një ëndërr apo një realitet i fortë? Tani për tani është vetëm një hipotezë, dhe as më e mundshme.
.