November 29, 2020
Portali Shprehja

Ronaldo vë në dyshim tamponin anti-Covid: Budallallëk, jam mirë dhe i shëndetshëm!

Cristiano Ronaldo do të jetë mungesa e madhe e superndeshjes së Ligës së Kampionëve midis Juventusit dhe Barcelonës. Ylli portugez, i cili ende duhet të merret me koronavirusin, bëri një përmbledhje të kushteve të tij shëndetësore në rrjetet sociale, duke inkurajuar gjithashtu shokët e tij të skuadrës: “Ndihem mirë. Forca Juve”. Sidoqoftë, midis komenteve, ka edhe fjalë të destinuara për të ngritur dyshime kundër testeve anti-Covid: “PCR (tampon)? Budallallëk (dëngla, gjepura)!”

Kujtojmë se tamponi i fundit, i treti në radhë, e nxori sërish pozitiv 35-vjeçarin, ndaj humbi kësisoji përballjen me rivalin e tij më të madh, Lionel Messi, sonte në “Allianz Stadium”. Por çfarë është PCR, që i referohet Cristiano Ronaldo? PCR (Proteina Reaktive C) nuk është asgjë më shumë sesa testi anti-Covid, që njihet në gjuhën popullore si “tampon”. Prandaj, sulmuesi i Juventusit vuri në dyshim rezultatin e ekzaminimit të fundit të kryer, që konfirmoi se ishte ende pozitiv me koronavirus.

Lumë pëlqimesh për fjalët e lojtarit, që përsëriti se ndihet mire me shëndet. Një ditë pasi rezultoi me Covid-19, gjatë grumbullimit me kombëtaren portugeze, edhe motra e tij shpërtheu në rrjetet sociale, duke e konsideruar këtë virus si “mashtrimi më i madh i parë ndonjëherë”.

 

View this post on Instagram

 

Felling good and healthy! 🤷🏽‍♂️😉 Forza Juve! 💪🏽 #finoallafine

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano) on Oct 28, 2020 at 5:27am PDT

.

Të Ngjajshme

Milan nis kontaktet me talentin: Falënderoj Maldini-n për komplimentet

admin

Francë: Barazimi i parë vjen hidhur për PSG. Nuk mjaftojnë Neymar-Kean (VIDEO)

admin

Shpërthen Mihajlovic: Futbollistët duhet të ndërrojnë profesion nëse…

admin

Leave a Comment