June 3, 2023
Portali Shprehja

Ronaldo zbulon brendësinë e rezidencës së tij të re në Riad

Cristiano Ronaldo më në fund ka vendosur se cila do të jetë shtëpia e tij e re në Riad, me sa duket për dy vitet e ardhshme. Me të mbërritur në qytetin saudit, familja e yllit portugez ka qëndruar në një hotel luksoz, me gjithë shoqëruesit e saj të shumtë, por tashmë është zhvendosur në shtëpinë e re.

Tashmë e kishim imagjinuar se do të ishte një pallat në nivelin e kontratës së tij prej 200 milionë eurosh. Këtë të premte, portugezi na e ka konfirmuar me postimet e tij më të fundit në Instagram.

Pikërisht futbollisti ka ndarë një imazh duke u ushtruar në palestrën e tij dhe në sfond shihet një pjesë e shtëpisë. Një shtëpi shumë e gjerë, që ka një pishinë të jashtme, perfekte për temperaturat e larta të Arabisë Saudite gjatë gjithë vitit.

Qendra e trajnimit, e vendosur në katin e fundit të shtëpisë, ka pamje të bukur nga jashtë. Kështu, ne mund të vëzhgojmë edhe shtëpitë e tjera luksoze që rrethojnë atë të pesë herë fituesit të “Topit të Artë”.

.

Të Ngjajshme

Inter: goditje surprizë, Marotta e merr nga Real Madrid

admin

VAR dhe Fernandes kthejnë United në lojë, tifozët e City-t godasin Lindelof-in (Video)

admin

Çmenduria e tifozit, 600 kilometra për të parë skuadrën e zemrës të kualifikohet në Evropë

admin

Leave a Comment