December 5, 2022
Portali Shprehja

Ronela Hajati publikon një pjesë të shkurtër nga projekti i ri muzikor

Artistja shqiptare, Ronela Hajati mbetet e angazhuar me koncerte teksa gjithashtu po punon intensivisht për projekte të reja.

Edhe së fundmi, në llogarinë e saj të Instagramit, këngëtarja ka zbuluar një këngë të re që është drejt finalizimit.

Ronela ka ndarë me fansat një pjesë të shkurtër të projektit, për të cilin pyeti nëse duhet ta publikonte.

Foto: Ronela Hajati/Instagram

Në një video bardhë dhe zi, Hajati shihet duke interpretuar këngën e re, në mbishkrimin e të cilës ka shkruar: “A duhet ta publikojë këtë apo jo?”.

Të shumtë kanë qenë fansat që kanë kërkuara lansimin e këngës së saj në hapësirën e komenteve sipër postimit.

Kujtojmë që projekti i fundit i Ronelës mban titullin “Valle” që u lansua në verën e këtij viti dhe deri më tani ka grumbulluar afro tre milionë klikime në kanalin zyrtar të artistes në YouTube.

.

Të Ngjajshme

Turqia mirëpret ekstradimin e militantit kurd nga Suedia

Mbyllen 15 minutat e para të shtesave, mbetet 1-1 rezultati mes Japonisë dhe Kroacisë

Si t’i heqim njollat ​​e yndyrshme nga rrobat

Leave a Comment