November 29, 2020
Portali Shprehja

Rooney afron fundin e karrierës, do të ndjekë shembullin e Lampard dhe Gerrard

Renditja e kampionatit nuk buzëqesh aspak për Derby County, i fundit me vetëm 6 pikë të mbledhura pas 11 ndeshjesh, në të cilat figuron vetëm një fitore. Rezultate gjerësisht negative, që çuan në një vendim ekstrem: shkarkimi i Phillip Cocu dhe emërimi i Wayne Rooney si trajner i përkohshëm. Ish-ylli i Manchester United (i cili më parë ishte një nga bashkëpunëtorët e Cocu) do të ketë rolin e dyfishtë të menaxherit-lojtar dhe, përveçse në fushë, do të ndihmojë nga pankina së bashku me Shay Given, Liam Rosenior dhe Justin Walker.

I intervistuar nga “TalkSPORT”, Rooney pranoi se ideja për të qenë trajner kishte lindur prej kohësh në mendjen e tij. AI synon të ndjekë gjurmët e ish-shokëve të kombëtares, Lampard dhe Gerrard: “Gjithmonë kam thënë vitet e fundit se ambicia ime ishte të gjeja një vend si trajner, veçanërisht në dritën e punës së shkëlqyeshme të bërë nga njerëz si Lampard, Gerrard dhe Parker. Unë nuk do të isha një person ambicioz nëse do të thoja që nuk e dua punën”.

Kjo përfshirje e shtuar në skema dhe taktika mund të jetë një e dhënë për fundin e afërt të karrierës si futbollist të Rooney: “E di që jam në muzg të karrierës sime. Le të presim dhe të shohim se çfarë do të ndodhë. Tani për tani i kam këmbët në të dyja drejtimet. Përpiqem ta ndihmoj ekipin si lojtar, ashtu edhe në stol”.

 

.

Të Ngjajshme

Francë: Barazimi i parë vjen hidhur për PSG. Nuk mjaftojnë Neymar-Kean (VIDEO)

admin

Shpërthen Mihajlovic: Futbollistët duhet të ndërrojnë profesion nëse…

admin

Ish-ylli i Real-it i ofrohet Liverpool-it dhe Barcelona-s

admin

Leave a Comment