5 C
Skopje
February 15, 2019
Informacione Vendi

Roth: Dua të shikoj shumë miq nga Maqedonia në NATO dhe BE

Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov, së bashku me Ministrin për Evropën në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Michael Roth, morën pjesë në debatin me temë “Maqedonia në rrugën drejt BE-së”, duke u fokusuar në përfitimet e anëtarësimit në BE në promovimin e mbrojtjes së mjedisit jetësor, promovimit të politikave për zhvillim të qëndrueshëm dhe inkurajimit të ekoaktivizmit qytetar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në debat morën pjesë organizata joqeveritare dhe aktiviste që punonin në zonën përkatëse, si dhe kryetari qytetit të Ohrit, Jovan Stojanovski dhe zv. ministri i Mjedisit Jetësor, Jani Makraduli.

Gjatë bisedës me organizatat joqeveritare, ministrat Dimitrov dhe Roth ranë dakord që anëtarësimi në BE dhe krijimi dhe zbatimi i një strategjie të mbrojtjes së mjedisit janë thelbësisht të lidhura dhe përparimi në procesin e integrimit evropian është proporcionale me përparimin në përpjekjet për të mbrojtur mjedisit jetësor.

“Maqedonia po shkruan historinë, jo vetëm kombëtare por edhe evropiane. Me marrëveshjen e nënshkruar me Greqinë për zgjidhjen e kontestit për emrin, ne kemi një shans unik për të hapur dyert e BE-së dhe NATO-s. Do të doja të shihja më shumë miq nga Maqedonia në grupin e miqve të bashkuar në të dy asociacionet”, tha Roth.

Para debatit të dy ministrat kishin mundësi që të vizitojnë disa lokalitete me rëndësi historike të qytetit të Ohrit. /Telegrafi/

Burimi i lajmit

Artikuj të ngajshëm

Vulat Maqedonia e Veriut nisën të vendosen në pasaporta

shprehja

Zgjidhja për taksën, në dorën e PDK-së

shprehja

E dhimbshme, flet vajza e Rametulla Abdurraimit: Do të më mungojë shumë babai! (VIDEO)

shprehja