September 25, 2020
Portali Shprehja

Rrahin një të mitur në Podujevë, arrestohen dy persona

Dy persona kanë rrahur një të mitur, me ç ‘rast i kanë shkaktuar lëndime trupore.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 13:45 në rrugën Salih Çeku, në Podujevë.

Siç thuhet në raport, viktimës i është ofruar tretman mjekësor.

“Pas një mosmarrëveshje ne mes të  tre personave meshkuj kosovarë, ka ardhur deri te një rrahje ku dy të dyshuarit e kanë rrahur viktimën të mitur me ç ‘rast i kanë shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe personat e përfshira në rrahje janë intervistuar, dy prej tyre në cilësinë e të dyshuarve. Me vendim të prokurorit i dyshuari i parë dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Policia asgjëson në Gjakovë 212 bimë narkotike “Canabis Sativa”

admin

​Një muaj paraburgim ndaj SH.H për vrasje të rëndë në tentativë

admin

Ngjarje tragjike në Zvicër: Gjendet i vdekur 47-vjeçari nga Kosova, gruaja dhe vajza e tij të plagosura

admin

Leave a Comment