April 16, 2021
Portali Shprehja

Rrahje masive në Deçan, arrestohen shtatë persona

Shtatë persona janë arrestuar, të cilët pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 15:10, në Deçan.

Siç thuhet në raport, gjatë rrahje është përdorur një mjet i mprehtë (thikë), e cila është konfiskuar.

“Janë arrestuar shtatë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjti pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete. Gjatë rrahjes, është përdorur një mjet i mprehtë (thikë), e cila është konfiskuar”, thuhet në raport.

Ndërkaq, në raport po ashtu thuhet se të dyshuarve u është ofruar tretman mjekësor, ku njëri nga ta është hospitalizuar në Spitalin e Pejës.

Ndërsa, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

 

.

Të Ngjajshme

Policia arreston një person të dyshuar me rrezikshmëri të lartë

admin

Policia në kërkim të Valton Makollit, dyshohet se ka kryer disa raste të mashtrimeve

admin

Aksident i rëndë trafiku në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë

admin

Leave a Comment