November 29, 2021
Portali Shprehja

Rrahje mes katër personave në Prishtinë, dy prej tyre përfundojnë në QKUK

Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten katër persona janë rrahur mes veti në fshatin Bardhosh të Prishtinës.

Siç njofton Policia, të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore.

Tact Watches

“Pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti katër të dyshuar meshkuj kosovarë dhe si pasoj, të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore”.

Policia bën të ditur se dy prej të lënduarve janë dërguar në QKUK, kurse dy të tjerë janë arrestuar.

“Të njëjtit kanë pranuar trajtim mjekësor, ku dy prej tyre janë dërguar në QKUK dhe gjenden nën përkujdesjen e policisë, ndërsa dy të tjerët janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Një muaj paraburgim për serbin të cilit iu gjetën 11 kilogramë marihuanë në veri të Mitrovicës

admin

Arrestohet një person për vjedhje në Vushtrri

admin

Aksident në Podujevë, lëndohen dy persona

admin

Leave a Comment